• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ “Sekretet e burgjeve”, lidhja e vrasjeve të dy shqiptarëve në Athinë dhe biznesmenit në Tiranë, ortakëria e drogës dhe hetimet
Home
Breaking News

DETAJET/ “Sekretet e burgjeve”, lidhja e vrasjeve të dy shqiptarëve në Athinë dhe biznesmenit në Tiranë, ortakëria e drogës dhe hetimet

27 December, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Autoritetet greke po vijojnë hetimet në lidhje me vrasjen e dy shqiptarëve Kreshnik Çerçizaj 41-vjeç dhe Armando Ogranaja 44-vjeç në mes të Athinës.

Të dy viktimat ishin emra të njohur për policinë greke.

Ndërkohë, mediat fqinje kanë ngritur dyshime se vrasja e dyfishtë ka lidhje me ekzekutimin e një biznesmeni në Tiranë. Ngjarjet janë duke u hetuar nga autoritetet greke.

Bëhet fjalë për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa. 49-vjeçari u vra në një lokal në rrugën “Fadil Bidinaku” në Tiranë. Ai mori 9 plumba dhe humbi jetën rrugës për në spitalin e Traumës.

Nga ana tjetër, 41-vjeçari i vrarë në Greqi ishte arrestuar  në Korinth në vitin 2016 pas zbulimit të një plantacioni të madh hashashi, ku dyshohet se ishte i përfshirë edhe biznesmeni që u vra në Tiranë. Ai njihej edhe si “Nikos” dhe së bashku me Papën ishin dy figurat kryesore të përfshirë në tregtinë e hashashit, por biznesmeni kishte arritur të arratisje nga Greqia në vendlindje.

Tashmë rastet janë duke u hetuar si të lidhura me njëra-tjetrën.

 “Sekretet” e burgjeve

“Nikos”, siç njihej 41-vjeçari në Nea Smyrni, ishte liruar me kusht nga burgjet greke në vitin 2020 dhe kishte një dosje penale voluminoze.

Ai është akuzuar si anëtar në organizatë kriminale, trafik imigrantësh të paligjshëm, trafik dhe mbajtje droge, armëmbajtje, zhvatje, tentativë vrasje, falsifikim, grabitje dhe vjedhje.

Që nga vitit 2008 ai hynte e dilte nga burgjet që nga viti 2008 pa u ndëshkuar, pasi me daljen e tij ra sërish në paligjshmëri.

Thuhej se sa herë që vuante një dënim në burgjet e vendit, hapte punë dhe gjente bashkëpunëtorë të rinj që, kur të dilte, të ishte gati për hapin e radhës në botën e krimit.

Dukej se 41-vjeçari brenda burgjeve, e veçanërisht në Korydallos, ka krijuar miqësi të ngushta, por edhe hasmëri të forta, kryesisht me bashkatdhetarët.

Për këtë arsye policët me përvojë të Departamentit të Vrasjeve janë në kërkim të informacionit nga brenda burgjeve, pasi kanë të dhëna të vlefshme se porosia e vrasjes së “Ujkut” është nënshkruar në një nga burgjet në vend.

Duke marrë parasysh rrënjët e thella të mafies shqiptare në burgjet greke dhe rastet e mëparshme të porositjes së vrasjeve nga qelitë, një mundësi e tillë nuk përjashtohet.

Ndërkohë, vrasja e dyfishtë është regjistruar nga kamerat në kafenenë e mbushur plot me njerëz dhe policia po përpiqet të kuptojë nëse ekzekutori ka pasur një bashkëpunëtor që luante rolin e kamerierit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 14 MAJIT/ Ilir Meta: Test i rëndësishëm për demokracinë dhe opozitën. Berisha është legjendë, nuk ka nevojë të jetë kryetar që të jetë lider
Previous article PAS VARRIT TË MIT'HAT FRASHËRIT NË TIRANË/ Dëmtohen skulpturat e parkut të Korçës

s.autor

Postime të ngjashme

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate Aktualitet

"NUK PËRFAQËSOHEMI NGA..."/ Qytetarët paralajmërojnë ligjvënësit: Të martën na keni tek Kuvendi me vezë e domate

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia "zbarkon" në Sarandë, disa të arrestuar

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali Aktualitet

E PËSON KEQ/ 41 kg drogë të fshehura në kompresor, arrestohet shqiptari në Itali

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT