• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DITARI JAVOR”/ Meloni përfshin Shqipërinë: E mendoni dot se sheshi ku u zhvillua samiti quhej “Sheshi Italia”!
Home
Politikë

“DITARI JAVOR”/ Meloni përfshin Shqipërinë: E mendoni dot se sheshi ku u zhvillua samiti quhej “Sheshi Italia”!

12 December, 2022 s.autor Politikë

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka qenë e surprizuar nga Samiti i Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë në datën 6 dhjetor dhe këtë pjesë, bashkë me videon përkatëse të takimit të saj në hyrje me kryeministrin mikpritës Edi Rama e ka përfshirë në ditarin javor të punës së saj, me video, një ditar që kryeministrja italiane e ka bërë praktikë për qytetarët italianë.

Meloni thotë se u entuziazmua kur mësoi se sheshi ku do të mbahej Samiti quhet Sheshi Italia, ndërkohë që stadiumi “Air Albania” është projektuar nga studio arkitekturore italiane. Dhe që këtu, Meloni thotë sesa e rëndësishme është Italia nëpër botë.

“Ishte një javë me takime ndërkombëtare. Dreka në Palazzo Kixhi me mbretin e Jordanisë. Takimi në Tiranë i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, me të cilët historikisht Italia ka një raport të privilegjuar. Mendoni që Samiti mbahej në një shesh që mban emrin “Sheshi Italia”; dhe stadiumi ku mbahej ky samit, është projektuar nga një arkitekt italian.

Sa më shumë udhëtoj nëpër botë, dhe aq më shumë kuptoj sesa shumë dëshirë ka për Italinë. Dhe për ato vende ku ekselentët tanë shihen në mënyrë shumë pozitive. Një element mbi të cilin duhet të arsyetojmë dhe të vlerësojmë më shumë prezencën tonë si komb në raportet ndërkombëtare” thotë kryeministrja Giorgia Meloni.

Samiti i Ballkanit Perëndimor dhe BE për herë të parë zhvillohej jashtë Brukselit. Liderët e BE u mblodhën të gjithë në Tiranë dhe në mbyllje, në një mënyrë krejt origjinale, përvec fotos familjare, patën mundësi të shohin dhe një copëz spektakli tradicional vallesh e këngësh nga Shqipëria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PO RAPORTOHET SE PREK FËMIJËT/ Çfarë është "gripi i domates"?
Previous article SPAK MBYLL HETIMET PËR INCENERATORIN E ELBASANIT/ Dërgon për gjykim Kokën, Bllakon dhe personat e tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT