• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PO RAPORTOHET SE PREK FËMIJËT/ Çfarë është “gripi i domates”?
Home
Shëndet

PO RAPORTOHET SE PREK FËMIJËT/ Çfarë është “gripi i domates”?

12 December, 2022 s.autor Shëndet

Një shpërthim i një infeksioni të ri viral, të referuar si gripi i domates, i cili u zbulua për herë të parë te fëmijët në Kerala, Indi, në maj, është përhapur në dy vende të tjera.

Sipas një artikulli në “Lancet Respiratory Medicine”, 82 fëmijë të moshës nën pesë vjeç ishin diagnostikuar me virusin në Kerala, Indi, që nga 26 korriku.

Rastet tani janë raportuar në vendin fqinj Tamil Nadu dhe në Odisha në lindje, ku fëmijët deri në nëntë vjeç janë infektuar, edhe pse virusi zakonisht prek moshat nën pesë vjeç.

Shkencëtarët po përpiqen të identifikojnë saktësisht se çfarë është ky virus. Ai njihet si gripi i domates për shkak të flluskave të kuqe të dhimbshme që shkakton në trup dhe është shumë ngjitës. Fëmijët janë veçanërisht të prekshëm sepse përhapet lehtësisht përmes kontaktit të ngushtë, si p.sh. nëpërmjet pelenave, prekjes së sipërfaqeve të papastra ose futjes së gjërave në gojë.

“Infeksioni i rrallë viral është në gjendje endemike dhe konsiderohet jo-kërcënues për jetën; megjithatë, për shkak të përvojës së tmerrshme të pandemisë Covid-19, menaxhimi vigjilent është i nevojshëm për të parandaluar shpërthime të mëtejshme,” thuhet në artikullin e Lancet.

Mjekët thonë se diagnostikimi i gripit të domates është i vështirë, sepse simptomat e tij janë shumë të ngjashme me ato të Covid, Chikungunya dhe ethet denge. Dy të fundit janë të zakonshme në Indi gjatë sezonit të shirave dhe përhapen nga mushkonjat.

Simptoma të gripit të domates janë: irritim i lëkurës; këmbët dhe duart bëhet më të bardha; lodhje, dhimbje barku, të vjella/të përziera, diarre; kollitje, ethe, temperaturë, tështima dhe rruf; dhimbje kyçesh dhe dhimbje trupi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article STATISTIKAT/ Argjentina ka kujtime të hidhura me Kroacinë, Maroku vetëm një fitore me Francën B
Previous article "DITARI JAVOR"/ Meloni përfshin Shqipërinë: E mendoni dot se sheshi ku u zhvillua samiti quhej “Sheshi Italia”!

s.autor

Postime të ngjashme

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini Shëndet

VËMENDJE! Nga mëngjesi deri në darkë, sa gota me ujë duhet të pini

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve Shëndet

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë Shëndet

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT