• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SKANDALI/ Abuzohen seksualisht tri motrat me probleme mendore! Lindin tre fëmijë, në burg 75-vjeçari
Home
Aktualitet
Kronikë

SKANDALI/ Abuzohen seksualisht tri motrat me probleme mendore! Lindin tre fëmijë, në burg 75-vjeçari

5 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

’Pa Gjurmë’ denoncon skandalin në qytetin e Lezhës, nga ku të lëna në mëshirë të fatit tri motra me probleme të shëndetit mendor prej më shumë se 6 vitesh abuzohen seksualisht në mënyrë sistematike. Të moshës 38, 40 dhe 41 vjeçare, motrat i sheh në çdo orë të ditës në qytet, ndërsa abuzohen nga të rinj dhe të moshuar.

‘Shkojnë me djem dhe burra, edhe më të moshuar për 100-200 lekë. Më parë këta vinin edhe në shtëpi, por tani ikin në vende të tjera. Nuk janë vetëm nga Lezha. Njëra nga vajzat ka lindur dy fëmijë vajzën 4 vjeçe dhe djalin 3 vjeç, por ato janëdërguar në jetimore. Tani e kam vajzën prapë shtatzënë 7-muajshe-thotë nëna.

Lidhur me këtë skandal i cili ndodh nën hundët e policisë gazetari i emisionit ’Pa Gjurmë’ Freard Rista iu drejtua Shërbimit Social në Bashkinë e Lezhës, ku punonjësja e këtij institucioni nuk ndodhej në vendin e punës. Ndërkaq skandali thellohet edhe më tej skandali kur gjatë transmetimit live moderatorja Odeta Dume telefonoi live Keler Sufja, Drejtorin e Shërbimit Social Shtetëror, Lezhemohoi se vajzat nuk janë ndihmuar.

Odeta Dume: Jam Odeta Dume dhe po trajtoj një histori shumë të rëndë në qytetin e Lezhës

Keler Sufaj: Si më merrni live dhe më kërkoni tashi…kjo nuk është etike, e para punës…

Odeta Dume: Për ju nuk është etike, por për mua është dramatike ajo që po ndodh në qytetin e Lezhës

Odeta Dume: Ka 6 vite sipas të afërmit, që mbi këto vajzat abuzohet seksualisht dhe kanë sjellë në jetë fëmijë që janë lënë në jetimore

Keler Sufaj: E njoh rastin shumë mirë

Odeta Dume: Po çfarë është bërë për këto tre motra ? Janë pa kujdestar

Keler Sufaj: Unë do t’ju vë në dispozicion gjithë korrespondencën, se çfarë ka bërë Ministria e Shëndetësisë, Shërbimi Social Shtetëror

Odeta Dume: Po çfarë është bërë, ato janë në situatë rruge dhe abuzohen seksualisht

Keler Sufaj: Jo nuk është e vërtetë, atë e thoni ju. Mos abuzoni me informacionin

Odeta Dume: Por ne kemi qenë atje me kamera, i kemi parë nga afër

Keler Sufaj: Jo, ato nuk janë në situatë rruge e kanë një banesë

Odeta Dume: Po a kanë një kujdestar?

Keler Sufaj: Kujdestari nuk merret me fjalë, duhet të ketë një situtatë shëndetësore specifike për të përfituar kujdestar, e kështu me rrallë. Ju vë në dispozicion të gjithë procedurën, mirupafshim

Skandali/ Abuzohen seksualisht tri motrat me probleme mendore! Lindin tre fëmijë, në burg 75-vjeçari! Institucionet: E kemi bërë punën tonë

Viktima të abuzimit seksual të trija motrat janë lënë pa kujdestari ligjore, ndërsa në 6 viteabuzime, dënimi është dhënëvetëm për një 75-vjeçar. Në vitin 2019 i moshuari u dënua nga Gjykata e Lezhës me 5 vite heqje lirie për veprën penale “marrëdhënie seksuale me persona të paaftë për t’u mbrojtur”. Gjithcka u zbulua nga një video në rrejte sociale, ku i moshuari abuzonte me vajzën prapa një dyqani. Kjo situatë rëndohet edhe më shumë kur si pasojë e abuzimeve në jetë kanë ardhur dhe 3  fëmijë që kanë përfunduar në jetimore. Aktualisht njëra nga motrat ka mbetur sërish shtatzënë.

Më herët, xhaxhai i vajzave të abuzuara ka bërë denoncim në polici, por sipas tij nuk është marr asnjë masë, ndërsa abuzimet rishtazi ndaj tyre nuk janëzbardhur ende.

3 vajzat kanë dalë nga qendra në vitin 2016, pasi kanë qenë në moshë madhore. Kujdestarinë e tyre nuk e ka marrë askush. Qendra i ktheu në rrugë pasi ato dolën nga atje. Kur erdhën në familje abuzimi i parë ndodhi me vajzën e dytë. Ato nuk tregonin por ne e kuptuam kur kishte mbetur shtatzënë. Unë kërkova të ndalonte shtatzaninë por nuk është ndërmarrë asnjë veprim. Një person mbi 70 vjeç ka abuzuar me një nga vajzat. Kjo video është bërë virale në rrjete sociale. Ai u dënua me 3.4 vite burg. Kam shkuar disa herë në polici por më kanë thënë: “Kemi halle te tjera, krime te tjera.”

Gazetari Elvis Hila sqaroi në studio se 3 motrat trajtohen me kemp dhe duket se institucionet justifikohen me këtë ndihmë tëdhënë, duke ia hedhur topin njëri-tjetrit. Që prej vitit 2016 pasi u larguan nga qendra ku strehoheshin, vajzat u bënë viktima të abuzimeve seksuale.

Vajzat kalojnë afër komisariatit çdo ditë dhe abuzimet aty kanë ndodhur. Një person ka qenë brenda në shtëpi ku ka abuzuar me vajzën. Nëna ka bërë kërkesë për ndihmë për t’u strehuar në një qendër sepse janë bërë agresive dhe e dhunojnë edhe atë.

Nëse ka një dosje hetimore për rastin në fjalë, padyshim ajo fle në sirtarët e prokurorisë ndërsa abuzuesit shëtisin të lirë në rrugët e qytetit të Lezhës, aty ku krimi nuk po ka gjetur ndëshkim

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARMËT BËRTHAMORE/ Raportet brenda Kremlinit nxjerrin ‘blof’ Putinin: 87% e tyre nuk janë të përdorshme
Previous article PROTESTA E 6 DHJETORIT/ Sali Berisha: Nesër betejën e kemi me kryehajdutin e Shqipërisë. Kanë harruar...

s.autor

Postime të ngjashme

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras Aktualitet

SHERR PËR NJË VAJZË/ 22-vjeçari shqiptar plagos rëndë me thikë marokenin: Do ju vras

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg Aktualitet

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg

ZJARR TE “SYRI I KALTËR”/ Flakët përpijnë katër kioska tregtimi Aktualitet

ZJARR TE “SYRI I KALTËR”/ Flakët përpijnë katër kioska tregtimi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT