• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA E 6 DHJETORIT/ Sali Berisha: Nesër betejën e kemi me kryehajdutin e Shqipërisë. Kanë harruar…
Home
Politikë

PROTESTA E 6 DHJETORIT/ Sali Berisha: Nesër betejën e kemi me kryehajdutin e Shqipërisë. Kanë harruar…

5 December, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për protestën e ditës së nesërme në Tiranë. Berisha deklaroi se demokratët e kanë betejën e tyre me kryehajdutin e Shqipërisë.

Ai theksoi se në lidhje me protestën po bëhet një betejë e madhe mediatike, dhe ata që merren me organizimin e samitit e kanë harruar atë sepse e kanë mendjen te tubimi i PD.

“Përshëndes zhvillimin e primareve në zgjedhjen e kandidatëve në Tiranë dhe të gjithë Shqipërinë. Ju të gjithë, në një hark kohor më pak se një vit keni vendosur, keni marrë vendime të mëdha për jetën e kësaj politike. Ne do bëjmë gjithçka që të forcojmë gjithnjë e më shumë demokracinë brenda kësaj partie. Pushtetin që u takon anëtarëve.

Mjafton të hidhni sytë në një kohë kur ne japim imazhet e qytetarëve që votojnë, imazhet e krahut tjetër janë tonelatat e kokainës, janë dëshmitë për porosi vrasjesh nga eksponentë kryesorë të partisë së Shpellës. Një botë tjetër ku ekziston krimi dhe droga por jo vullneti i anëtarëve të saj. Ne do vazhdojmë të udhëheqim me shembullin tonë në mënyrë që të bindim çdo shqiptarë që të ardhme pa votën nuk ka. Sot jemi mbledhur për eveniment tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm. Për protestën e nesërme në orën 12 për të cilën po bëhet një betejë e madhe mediatike sa edhe ata që mirëpresin samitin, këtë ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, kanë harruar samitin dhe merren me protestën tonë. Në fakt ata kanë frikë samitin, kanë frikë Europën dhe vlerën e saj.

Të ngujuar tashmë në kodin e mafies, praktikat e mafies ata çdo lloj drite i tmerron. Po të keni vënë re ju ai që mund ta quajmë me plot gojë kryeministri mafioz i shqiptarëve. Ai që mund ta quajmë kryehajdutin e Shqipërisë. E ka humbur toruan dhe merret me postblloqe. Nesër betejën e kemi me këtë person dhe qëndrimet e tij, përpjekjen e tij për ta paraqitur Shqipërinë para Europës sikur është Kuba, një vend ku njerëzit janë të shypur dhe nuk mund të ngrihen në protestë”, tha Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKANDALI/ Abuzohen seksualisht tri motrat me probleme mendore! Lindin tre fëmijë, në burg 75-vjeçari
Previous article "DIVJAKA S'KA MJELLMA"/ Braçe replikon me Kumbaron: Taksat nuk mblidhen me kupon. Trau s’është vendosur nga firma ime...

s.autor

Postime të ngjashme

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga Aktualitet

OPERACIONI NË SARANDË/ Goditet grupi për shpërndarjen e lëndëve narkotike, 20 persona në pranga

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg Aktualitet

I HODHI KOVËN ME UJË DHE I GJUAJTI ME GRUSHTE NË FYTYRË/ Rrëfehet polici që u godit nga Nuredin Dumani në burg

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT