• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E PËSOJNË KEQ/ Pezullohen 4 punonjës Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, u jepnin shoferëve…
Home
Aktualitet
Kronikë

E PËSOJNË KEQ/ Pezullohen 4 punonjës Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, u jepnin shoferëve…

2 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Reans Stavre, Ibrahim Nallbani, Mariglen Myrtaj dhe Dervish Xhulaj janë 4 punonjësit e Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor në Fier që janë pezulluar nga detyra, pasi u jepnin drejtuesve të automjeteve certifikata false të errësimit të xhamave.

Po ashtu janë arrestuar Vilson Duleviç dhe Xhoniard Aliu, pronarë të 2 bizneseve me këtë aktivitet tregtar.

Njoftimi i policisë:

Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kolaudimi”.

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Fier, si rezultat i një hetimi disamujor, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit.

Pajisnin drejtuesit e automjeteve, me certifikata false të errësimit të xhamave, vihen në pranga 2 shtetas, pronarë të 2 bizneseve me këtë aktivitet tregtar.

Pezullohen nga detyra 4 punonjës të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, Fier, pasi dyshohet se kanë konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Në kuadër të një procedimi penal, të referuar nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Fier dhe të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, pas një hetimi disamujor, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Kolaudimi”, në kuadër të të cilit u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit:

-V. D., 29 vjeç dhe Xh. A., 32 vjeç, të dy banues në Fier, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u ekzekutuan masat e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

-R. S., 32 vjeç, I. N., 45 vjeç, M. M., 39 vjeç dhe D. Xh., 34 vjeç, të katërt banues në Fier.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasit V. D. dhe Xh. A., përmes bizneseve përkatëse, pajisnin drejtuesit e automjeteve, me certifikata false të errësimit të xhamave, ndërsa 4 punonjësit e pezulluar të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Trasportit Rrugor Fier, dyshohet se duke pasur dijeni për falsitetin e këtyre certifikatave, vlerësonin automjetet si të rregullta, gjatë kontrolleve që kryenin, në pikat e kolaudimit, në Fier dhe në Lushnjë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "INSTITUCIONET PO SHPËRDOROJNË DETYRËN"/ Avokati Gjokutaj zbulon prapaskenat në gjykatë për ‘Prestige Resort’: Skemë e organizuar kriminale...
Previous article PAMJET E REJA/ Dita e dytë e aksionit të paligjshëm të shembjes, çfarë po ndodh në ‘Prestige Resort’

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT