• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“INSTITUCIONET PO SHPËRDOROJNË DETYRËN”/ Avokati Gjokutaj zbulon prapaskenat në gjykatë për ‘Prestige Resort’: Skemë e organizuar kriminale…
Home
Aktualitet
Kronikë

“INSTITUCIONET PO SHPËRDOROJNË DETYRËN”/ Avokati Gjokutaj zbulon prapaskenat në gjykatë për ‘Prestige Resort’: Skemë e organizuar kriminale…

2 December, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Avokati Genc Gjokutaj e ka cilësuar të paligjshëm dhe të paprecedent aksionin e shembjes së ‘Prestige Resort’, pa asnjë njoftim zyrtar.

Në një lidhje skype për News24, Gjokutaj tha se të tilla episode nuk ndodhin në botë, kur një godinë me leje, që ka paguar prej vitesh taksat, shembet. Sipas tij, institucionet qeveritare po kryejnë akuzën e shpërdorimit të detyrës.

“Kjo pamje, kjo ngjarje, nuk lë shumë shteg për t’u dukur dhe vlerësuar. Ky është skandal i radhës, është një veprim tipik në shkelje të ligjit dhe shpërdorim detyre nga ana e zyrtarëve që kanë iniciuar për shembjen e Prestige. Këtë gjë e agravon dhe dokumentacioni ku tregohet se ka një leje ndërtimi. Është aktivitet i ligjshëm. Mund të arrijë deri në sekuestro, dhe nxjerrjen në ankand. Nuk ka lidhje me Prestige. Është e paprecedentë, pasi në asnjë vend të botës, një ndërtim me leje, taksapagues, të trajtohet në këtë formë. Kjo qeveri po zbaton standarde të dyfishta. I jep amnisti ndërtimeve pa leje dhe shemb ato që janë me leje. Këtu nuk flitet më për zbatim të ligjit. Këtu është një sistem step by step, sipas oreksit të qeverisë.”, tha Gjokutaj.Fakti që nga ana e subjektit të IKMT nuk është paraqitur asnjë njoftim zyrtar, atëherë Prestige duhej t’i drejtohej Gjykatës Administrative dhe asaj Civile që të detyronte IKMT-në që ta pajiste me dokumentacionin se mbi ç’bazë po mbështetet shembja. Duhej bërë një kërkesë në Gjykatë ku kërkohej pezullimi i punimeve dhe të paraqitej një padi themeli ndaj IKMT-së. Të bëhej një kallëzim penal për shkatërrim të pronës. Shteti në raste të tilla është në krah të subjektit, nga ata që mund të kërkojnë dëmtimin e biznesit. Për mua ‘Prestige Resort’ është një vendngjarje ku është kryer një krim. Prokuroria duhet të kishte vajtur në vendngjarje, mbi bazën e ankimit dhe të shikonte dokumentacionin dhe të vendosej një pezullim deri në sqarimin e rrethanave. Ky që ka nisur këtë rrugë, i di dhe rrugët dhe i ka marrë të gjitha masat. Këtu kur flitet për akt qeveritar, gjyqtarët dhe prokurorët mbyllin veshët. Vendimin ia kanë bërë gati njerëz të tjerë, nuk flitet për gjykim më. Shorti nuk hidhet deri sa të shembet hoteli. Këta po luajnë. Nëse hoteli do të rrëzohet, ata e dinë se subjekti do të vazhdojë me të tjera objekte ndërtimi. Kur objekti shembet, nuk ke ça pezullon më. Janë marrë masat. Edhe kur i shortojnë çështjet, ia japin gjyqtarëve që nuk e kanë kaluar vettingun. Ky është një grup i strukturuar kriminal që shkatërron pronën por dhe jep vendimin e gjykatës. Është skemë e organizuar, e mirëmenduar me regji që nuk ndodh për herë të parë. Leja u miratua nga vetë ai zotëria, kryeministri në vitin 2016.”, tha avokati.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "VIJNË ME RROBAT E TRUPIT DHE NGASIN LAMBORGHINI"/ Gazetari britanik 'shpërthen' ndaj shqiptarëve: E kanë bërë Londrën si...
Previous article E PËSOJNË KEQ/ Pezullohen 4 punonjës Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor, u jepnin shoferëve...

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident Aktualitet

TRAGJEDI NË ATHINË/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet Aktualitet

U ABUZUA NGA TEZJA DHE KUSHËRIRI I SAJ/ Si u zbulua skandali s*ksual me 12-vjeçaren! Çoi padashje një video pornografike në bisedë me shoqet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi Aktualitet

FALSIFIKUAN DOKUMENTET PËR 1143 HEKTARË TOKË/ Kush janë 2 ish-drejtorët e arrestuar të Kadastrës së Fierit dhe përfituesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT