• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BLLOKIMI I AUTOSTRADËS TIRANË-DURRËS/ ARRSH: Devijohet sensi i lëvizjes në…
Home
Sociale

BLLOKIMI I AUTOSTRADËS TIRANË-DURRËS/ ARRSH: Devijohet sensi i lëvizjes në…

1 December, 2022 s.autor Aktualitet, Sociale

Para disa javësh u shemb e gjithë struktura metalike e një mbikalimi për këmbësorët pranë Sukthit, në autostradën Durrës-Tiranë. Shkak u bë humbja e kontrollit të shoferit të një kamioni, i cili përfundoi duke u përplasur fort me të.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë një njoftim në Facebook, ku njofton se do ndërtohet një mbikalim i ri dhe se sot në orën 22:00-23:00 do bëhet montimi i elementit horizontal. ARSH njofton se rruga në të dyja senset do bllokohet për 1 orë kështu, që lëvizja e mjeteve duhet të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.

“Mbikalimi metalik i Sukthit u dëmtua si pasojë e një aksidenti duke shkëputur komplet pjesën kaluese nga elementet anësore/rampat e shkallëve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar mori menjëherë masat për të ndërtuar një mbikalim të ri dhe sot në orën 22.00 deri në orën 23:00 do të bëhet montimi i elementit horizontal.

-Ky proces kërkon që rruga në të dyja senset e lëvizjes të bllokohet për 1 orë.

-Lëvizja e mjeteve gjatë kësaj kohe do të realizohet nëpërmjet rrugëve alternative.

-Sensi i lëvizjes Tiranë-Durrës do të devijohet në daljen qendër Sukth dhe do vazhdojë lëvizjen drejt Durrësit në segmentin e vjetër Tiranë-Durrës.

-Sensi i lëvizjes Durrës-Tiranë do devijohet në segmentin e vjetër Durrës-Tiranë.

-Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks”, shkruhet në postimin e bërë nga ARSH në Facebook.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBARDHET EKZEKUTIMI I BRIKEN SANAJT/ Nga blerja e makinave te vrasja, si u përfshinë në krim dy të rinjtë
Previous article PRISHJA E "PRESTIGE RESORT"/ Mediu: Veprim brutal që ndodh në vendet autoritare! S’ka të bëjë vetëm me resortin, por me presionin ndaj medias

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare Aktualitet

NGA OFERTAT FALSE TE MESAZHET PËR PAKO/ Zbardhen mënyrat si mashtruesit po marrin të dhënat bankare

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT