• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“MOS LUAJ ME ZJARRIN”/ Berisha përshëndet deklaratën e NATO-s: Vuçiç një rrezik serioz, e ka vendin në Hagë
Home
Politikë

“MOS LUAJ ME ZJARRIN”/ Berisha përshëndet deklaratën e NATO-s: Vuçiç një rrezik serioz, e ka vendin në Hagë

6 November, 2022 s.autor Politikë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se qëndrimi i NATO-s për paralajmërimin e Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç duhet përshëndetur.

Lidhur me situatën në veri, ku  partia më e madhe e serbëve të Kosovës  ka vendosur të largohet nga të gjitha institucionet shtetërore, Berisha shkruan në Facebook se urdhri është dhënë nga Vuçiç.

Më tej si shton se Vuçiç “e ka vendin në Hagë” dhe është një person “i pakorrigjueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajon.”

DEKLATARË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

Një qëndrim për t’u përshëndetur.

NATO paralajmëron Vuçiçin: Mos luaj me zjarrin! Do të digjesh!Presidenti i serbo-madhisë dhe si vllau i Edi Ramës, Aleksandër Vuçiç, urdhëroi dje serbët në Kosovë që të braktisin institucionet shtetërore të vendit, policinë, parlamentin etj.

Ky urdhër nga serbo-madhi dhe luftënxitësi Vuçiç, u dha vetëm sepse qeveria e Kosovës, në zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, zbatimin e të cilave gushtin e kaluar qeveria e Kosovës e shtyu edhe për rreth tre muaj dhe tani filloi një zbatim gradual të ndryshimit të targave të makinave të serëbve në Kosove, nga targa të Serbisë në targa të Republikës së Kosovës. Ndaj këtij akti të qeverisë së Kosovës, Vuçiç i’u përgjigj me kërcënime të hapura, vuri ushtrinë në gatishmëri dhe futi kriminel serb e rus, armatime të shumta në veriun e Kosovës si dhe urdhëroi serbët e Kosovës të largohen nga institucionet e vendit.

Të gjitha këto dëshmojnë se Aleksandër Vuçiç, njeriu që e ka vendin në Hagë, është një rrezik serioz, i pakorrigjueshëm, për paqen dhe stabilitetin në rajon. Ndaj këtyre qëndrimeve dhe luftënxitëse reagoi dje Zv/Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, duke ia bërë të qartë Vuçiçit se Aleanca e Atlantikut të Veriut ishte e gatshme të ndërhynte në mbrojtje të Kosovës dhe stabilitetit të saj.

Partia Demokratike mbështet plotësisht dhe përshëndet qëndrimin e NATO-s si dhe dënon me ashpërsinë më të madhe përpjekjet e “Putinit të vogël” për të ndezur konflikt të ri në rajon. Ajo paralajmëron serbo-madhin Vuçiç se ëndrrat e tij të “Serbisë së Madhe” janë varrosur njëherë e përgjithmonë në Kosovë dhe se ndaj çdo akti agresioni të tij, shqiptarët do të reagojnë si komb i vetëm

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMOHET MACRON/ Putin i përmend bombat bërthamore në Hiroshima: Duhen sulmuar qytetet…
Previous article "PO MBAHEN NË BURGJET..."/ Britania e Madhe: Kriminelët shqiptarë në Angli i kushtojnë vendit 57 milionë paund në vit

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT