Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar me një deklaratë për mediat për debatin e gjerë që është ndezur në Britani të Madhe për numrin e madh të emigrantëve shqiptarë që kanë shkuar në Angli këtë vit me gomone
Duke mos pranuar asnje etiketim te padrejte ndaj refugjateve shqiptare, Berisha i fton britaniket “të ndalen e analizojnë shkaqet e shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomonëve nga qeveria e Ramës se kjo mund t’i ndihmojë të kuptojnë se cfarë po ndodh me shqiptarët në Shqipëri”.
Sali Berisha: Në Britaninë e Madhe, në media parlament e qeveri ka shqetësime serioze për fluksin e paparë të refugjatëve shqiptarë që kalojnë kanalin me shpresën e një jete më të mirë në atë vend, deri tani fluksi ka arritur në 12 mijë shqiptarë nga 800 që ishte ns 2021.
Kjo përbën një situatë serioze e shqetesuese për cdo vend e polemika lidhur me të e pashmangashme.
Duke mos u pajtuar me asnjë etiketim të padrejtë ndaj refugjatëve shqiptarë nga mediat apo politikanë britanike, PD falënderon Mbretin Charles III për ndërhyrjen e tij fisnike në këtë polemikë.
PD hedh poshtë deklaratën e Ramës në të cilën ai fajton për gjendjen e krijuar autoritetet e Britanisë së Madhe duke treguar me gisht konservatoret britanikë.
PD fton qeverinë, parlamentin e MB të ndalen e analizojnë shkaqet e shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomonëve nga qeveria e Ramës se kjo mund t’i ndihmojë të kuptojnë se cfarë po ndodh me shqiptarët në Shqipëri.


