• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
DEBAT TEK KOMISIONI I REFORMËS ZGJEDHORE/ Alibeaj: Ne si opozitë na bashkon një gjë, që këta zgjedhjet i vjedhin. Gjiknuri: Gati ta pranoj dështimin tim për qetësinë e opozitës…
Home
Politikë

DEBAT TEK KOMISIONI I REFORMËS ZGJEDHORE/ Alibeaj: Ne si opozitë na bashkon një gjë, që këta zgjedhjet i vjedhin. Gjiknuri: Gati ta pranoj dështimin tim për qetësinë e opozitës…

31 October, 2022 s.autor Politikë

Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore ka diskutuar sot lidhur me shqetësimet mbi kufizimet e parashikuara për përdorimin e fondeve publike, veprimet e administrates, prokurimet publike dhe investimeve në fushatën elektronike për fushatën zgjedhore.

Bashkëkryetari i komisionit, Damian Gjiknuri tha se ai është i gatshëm të pranojë dështimin e punës dhe të pranojë kërkesën e opozitës që të mos preket Kodi Zgjedhor, për hir të stabilitetit politik.

Komisioni u përfshi nga replikat dhe debatet. Alibeaj tha se “përdorimi i administratës, buxhetit janë cështje që ne e dimë që janë përdorur nga mazhoranca në zgjedhjet e 2021 e duhet t’i adresojmë”.

Ndërkohë Bylykbashi u shpreh se tashmë që ka nisur procesi zgjedhor është vonë.

DEBATET

Enkelejd Alibeaj: Kur ne themi që një nga cështjet kryesore që dëmtojnë zgjedhjet, përdorimi i administratës, buxhetit, i prokurimeve publike, këto kërkojnë nevojë për tu adresuar, në cdo kohë, sa më shpejt aq më mirë. Jam dakord të ecet me prezantimin sot të materialeve, deputetët të njihen e të rimblidhet komisioni për të diskutuar e miratuar. Ne kemi miratuar kalendarin e ndryshimeve eventuale sipas rekomandimeve të OSBE ODIHR por një[jesë të këtyre që afektojnë zgjedhjet lokale të pritshme të ecim me nxitim, më shpejt, kjo është ajo që kemi rëndë dakort.
Kam përshtypjen që ekspertët me njëri tjetri komunikojnë, materialet shpërndahen, secili nga ekspertët duhet të gjejnë kohën për ti parë e të përgjigjen që mos bëhen pengesë për veprimtarinë e komisionit.

Oerd Bylykbashi: Një nga më të rëndësihmet ënse duas të ruajmë stabilitetin en jë procesi zgjehdor që ka nisur, të drejtat e zgjedhësve e detyrat organizative të institucionit të përfshira në procesin zgjedhor duhen ruajtur në mënyrë maksimale. Kufizime që mund t’i bëhen palëve të treta që nuk janë pjesë, që vendosen rregulla si nuk përdoren burime shtetërore, nëse kjo forcohet më tepër kjo s’ka të bëjë me organizimin.

Stabilitetin ligjor e kemi bërë që zgjedhësit kandidatët e organet që do garantojnë të drejtat e dy palëve duan kujdes të madh. Tani ka nisur procesi zgjedhor për këto tre elemente.

Damian Gjiknuri: Nëse për arsye se preket stabilitet zgjedhor pasi presidenti i ka dekretuar, nuk është e mirë, më vjen keq që do pranoj një dështim të mos realizimit të punës sime por për hir të stabilitetit politik mund të mos e bëjmë. Ne kemi thënë që opozita të jetë sa më e qetë brenda parimeve të pranueshme.

S’ka asnjë frikë këtu ligji zgjedhor është ligj politik, ne këtu bëjmë politikë.
Do i referohem dhe zotit Vasilin që ka bërë një letër. Letra ishte një deklarim poltik, zgjatim i atyre që thuhen në konfernca thuhet që Shqipëria në rrezik, nuk i dhashë rëndësi të vecantë se mu duk si trakt politik, që dhe aty theksohej shqetësimi që ka partia e tij apo opozita.

Nëse opozita do që mos prekim asgjë meqë kemi zgjedhjet vendore e për të ruajtur stabiliotetin ligjor ja ku jam e pranoj dështimin tim le mos merremi fare me Kodin Zgjedhor, të ecim para me punët që janë bërë, e ne mblidhemi prapë, që ka të bëje vetëm me kufizime të administratës shtetërore.

Opozita e ka merak rolin e shtetit, por shteti nuk mund të ngrijë se ka zgjedhje.
Mos ta shikojmë shtetin armik është mbi palët. Nëse keni ide ta ndrpresim këtë punë unë shkoj për stabilitetin e vendit dhe për qetësinë e opozitës.

Petrit Vasili: Unë as kisha dëshirë të krijoja acarim, më vjen keq që po ta them haptaz që ti nuk di cfarë flet kur unë citoj konstatimet e OSBE ty të duket zgjatim i një konference. Nëse ke marrë angazhim të bësh një militant që nuk ha arsye gjej një vend tjetër. Unë citova probleme madhore që kanë të bëjnë me hetimin e zgjedhjeve.

Enkelejd Alibeaj: Unë përfaqësoj aq sa mundem opozitën, nuk kam asgjë për të pasur kufizime se ne na bashkon një gjë si opozitë që në këtë vend këta zgjedhjet i vjedhin, shqitparët nuk votojnë lirshëm e skemi pse të kemi asnjë diferencë në këtë pikë, por pranoj që eksperti i PD të jetë ai që bën punën e pjesa tjetër ta sodisë e të vijnë këtu e të thonë nuk kemi kohë këtë nuk e pranoj dot.

Për ne përdorimi i administratës, buxhetit janë cështje që ne e dimë që janë përdorur nga mazhoranca në zgjedhjet e 2021 e kjo është ajo që duhet t’i adresojmë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SIMBOLI I PUSHTETIT ABUZIV"/ Berisha: Rama të japë dorëheqjen dhe të largohet nga çdo funksion. Sipërmarrje personale...
Previous article GODITJE E RËNDË PËR INTERIN/ Romelu Lukaku dëmtohet sërish dhe rrezikon derbin e Italisë me Juventusin

s.autor

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT