• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA SI BERLUSCONI/ Hap kanalin e tij në Tik Tok dhe fton të rinjtë: Të bashkojmë forcat për shpëtuar Shqipërinë! Sfida jonë, largimi i kësaj qeverie
Home
Politikë

BERISHA SI BERLUSCONI/ Hap kanalin e tij në Tik Tok dhe fton të rinjtë: Të bashkojmë forcat për shpëtuar Shqipërinë! Sfida jonë, largimi i kësaj qeverie

13 October, 2022 s.autor Politikë

Ish-kryeministrin Sali Berisha tashmë nuk do ta shohim aktiv vetëm në Facebook, por edhe në platformën tjetër të rrjeteve sociale, Tik Tok, e preferuar mësë shumti nga moshat e reja.

Sali Berisha ka ndjekur shembullin e Silvio Berlisconit, i cili pak kohë më parë para zgjedhjeve hapi profilin e tij në këtë platformë, duke u bërë mjaft aktiv.

Kreu i PD-së, e nisi me një videomesazh për të gjithë të rinjtë, ndërsa lajmëroi se do të fillojë një dialog me ta, duke i ftuar që të bashkojnë forcat për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku i madh, që vjen si pasojë qeverisjes së Edi Ramës.

“Një përshëndetje nga kanali im Tik Tok. Jam entuziast se sot filloj një dialog nëpërmjet këtij kanali që njeh përparim të shpejtë. Ka qenë një pasion dhe mbetet i imi teknologjia.

Sot ne jemi në prag të një revolucioni të paparë të internetit. Sot të rinjtë shqiptare shkëlqejnë në kompani të mëdha. Kurse këtu, ai tjetri thotë punë ka, por profesionistë nuk ka. E vërteta është tjetër. Këtu profesionistë ka, por lidership nuk ka. Ndaj dhe PD do përcaktojë objektiv kryesore të programit të saj, vendosjen të këtyre sektorëve si promotorë apo në zemër të ekonomisë shqiptarë, me besimin e madh se ju të rinjtë e vendit do ta çoni para këtë revolucion dhe mendjen dhe energjitë tuaja mund të shndërroni Shqipërinë në një “Silicon Valley” të Evropës dekadës që vjen.

Për realizimin e kësaj ne kemi një sfidë dhe kjo është largimi i kësaj qeveria e cila në vend të krijojë kushtet për ju, preferon t’ju përzejë nga vendi juaj. Ushqen popullatën me një propagandë që ju kurrë nuk e besoni. Ndaj ju ftoj të bashkojmë forcat tona për të shpëtuar Shqipërinë nga ky rrezik i madh dhe për të krijuar këtu në Shqipëri të gjitha mundësinë që ju të ndryshoni kombin dhe vendi juaj”, shprehet Sali Berisha.

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DORËZOHU..."/ Vëllai tregon telefonatën e fundit para se autori i vrasjes së babë e bir të vetëflijohej
Previous article VRAU E GROPOSI TË RIUN PËR T'I VJEDHUR ORËN "ROLEX" DHE VARËSEN/ Gjykata e Kurbinit jep masën për Kristjan Cenaj

s.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT