“Gangsterja e Bilishtit”, Deizi Arapi ka përfunduar sërish në Polici këtë të hënë. Ajo është mes një prej 15 personave që janë shoqëruar në Komisariat për t’u marrë në pyetje pas djegies së automjetit të Marsel Buçit gjatë natës së kaluar.
Emri i këtij personi doli në skenë pak javë më parë, dhe u akuzua nga Deizi Arapi se i kishte djegur makinën e saj.
Ndërkohë që sot, Urim Buçi, babai i Marselit, ka deklaruar në media se dyshon që Deizi Arapi është autorja e zjarrvënies në makinën e djalit të tij.
“Pas verifikimeve që bëri policia doli që im bir nuk kishte lidhje me atë ngjarje. Pas nja dy ditësh, si ndodhi kjo ngjarje i del prapë përpara me makinë djalit e filloi ta ofendojë. Qëndroi djali i tha si e ke punën moj cupë e mbarë. Nuk kam gjë i tha po pas disa minutash mori policinë në telefon i thotë ky djali më shau. Nuk ka pasur asnjë konflikt djali. Mua më duket ngjarje e qëllimshme 100%. Kërkoj nga shteti drejtësi, bile para një muaji erdhën te shtëpia ime meqë kisha kamera, e morën. Mund ta verifikonin brenda 24 orësh. Akoma nuk ma kanë sjellë. Unë dyshoj tek ato dy çupat që ja dogjën makinën dy javë më parë, tek ato e kam dyshimin. Nuk e di nga janë shtyrë, në rast se djali im do kishte dorë tek ajo, do i kishte djagur makinën do e kisha denoncuar. Unë punoj më kazmë e lopatë, edhe e kam blerë me djersë atë makinën, kurse ato kanë ndërruar 10 makina sa djegin një blejnë tjetër, bëhem kurioz, ne jemi 4-5 veta që punojmnë se mund të rri dhe 10 vjet pa makina, Ku i gjejnë lekat? Vetëm kaq dua nga shteti, ku i gjejnë 6 milion pa punuar asnjëri?”, u shpreh babai i tij.


