FMN ka rekomanduar që qeveria shqiptare të ndryshojë projektligjin për amnistinë fiskale. Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesja e FMN në Shqipëri, Yan Sun, deklaroi se amnistia fiskale përbën dëmtim për moralin tatimor.
“Ne e kemi rishikuar ligjin që kur doli për konsultim publik në korrik. kemi paraqitur komentet dhe shqetësimet tona qeverisë shqiptare. Pr.ligji për amnistinë mund të konsiderohet si një dëmtim për moralin tatimor.
Përfshin një falje të konsiderueshme të atyre që përveç këtyre kanë një heqje të interesave dhe penaliteteve, të cilat mund të japin një amnistim nga ndjekja penale. Qeveria duhet të ndryshojë pr.ligjin e amnistisë në një program të vetëdeklarimit vullnetar. Pro që ta konsiderojë duhet të ketë përmbushur disa parakushte. Një sistem modern të administratës tatimore, për marrjen e informacionit dhe po kështu një sistem të përshtatshëm për zbatimin. Duhet të ketë dhe kompetenca të dëshmuara për publikun që ka një aftësi për zbulimin.
Nevoja për të pasur një sistem të tillë dhe për t’i dhënë besim publikut është të kuptohet se evazorët fiskalë do të ndiqen dhe penalizohen. Një tjetër kusht është kuadri kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, deklaroi ajo.
Sa i përket krizës ekonomike, ajo tha se FMN ka rekomanduar që ndihma të jetë më e shënjestruar, në mënyrë që të marri mbështetje shtresa që vërtetë ka nevojë më shumë.
“Kemi rekomanduar që mbështetja të jetë më e shënjestruar, që ta marrin ata që vërtetë kanë nevojë. Është e rëndësishme të shkohet drejt ruajtjes së energjisë. Kemi rritje të inflacionit, kështu që politika fiskale duhet të shkojë në një linjë, pra dhe ministria dhe institucionet e tjera nuk mund të shkojë kundër kësaj. Shteti t’i zbatojë si duhet këto politika që të marrin ndihmë ata që kanë vërtetë nevojë”, u shpreh Sun.


