• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
HISTORIA/ Mekaniku 8 vjeçar: Vogëlushi nga Berati që riparon kamionët e rëndë
Home
Sociale

HISTORIA/ Mekaniku 8 vjeçar: Vogëlushi nga Berati që riparon kamionët e rëndë

8 October, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

“Unë jam Arbër Kajo, gjyshi Enloenit, shofer makinash të rënda prej 47 vitesh”.

“Unë Drini Kajo, babai Enloenit dhe punoj në servis me makinat e rënda”.

“Unë jam Bernad Kajo, kam servis kamionash të rëndë dhe jam xhaxhai Enloenit”.

“Unë jam Rome Kajo, xhaxhai Enloenit, punoj si gomist”.

“Unë jam Enloen Kajo, jam 8 vjeç dhe do të bëhem inxhinier mekanik”…

Duke parë familjen e Enloenit, jo rastësisht gjatë ditëve të pushimit ai është gjithnjë në sevis i lyer me graso nga koka te këmbët, duke rregulluar defektet e kamionëve. Servisi i familjes Kajo ë këndi i lojërave por edhe vendi i punës për 8-vjeçarin.

Enloeni: Unë jam në klasë së tretë dhe kam filluar që 2 vjeç e gjysmë të vij te servisi. Unë punoj këtu pasi ndihmoj babin dhe xhaxhain.

Gazetarja: Përse vendose të ndihmosh babait, dhe jo të luash me makina?

Enloeni: Se kam qejf të punoj me makina të madha, jo me makina të vogla. Ato janë shumë të vogla dhe nuk bëjnë më për mua. Kur isha i vogël lozja me to, tani luan vëllain pasi ai është 3 vjec e gjysmë.

Unë kam filluar që 2 vjeç e gjysmë dhe e kam marrë vetë zanatin duke parë.

GazetarjaSa të paguajnë?

Enloeni: 5 mijë lekë çdo të shtunë.

GazetarjaMeriton më shumë?

Enloeni: Sepse jam i aftë dhe unë meritoj 10 mijë lekë çdo të shtunë, sepse jam shumë i aftë.

Aftësitë e të voglit Enloen kanë çuditur  të rriturit  që vijnë në servis për të kontrolluar automjetet.

Më këtë zotësi, babai i tij thotë se 8-vjeçari ka arritur të sigurojë edhe klientelën e tij besnike.

“Ne kemi dëshirë që ai të vazhdojë me këtë rrugë që ka marrë. Njerëzit fillimisht kur vijnë për problemet e tyre habiten kur shohin djalin e vogël është i lyer komplet me graso. Ata habiten me aftësinë e tij”, thotë Drini Kajo, babai Enloenit.

Babai thotë se do të insetojë për të birin e tij që në të ardhmen ndryshe nga ai të bëhet inxhinier mekanike që të punojë në industrinë e automjeteve më të rëndësishme në botë.

“Unë dua të bëhet një inxhinier i zoti që të punoj për Mercedesin, Volvon, Ferrarin. Ky është plani im”.

Rregulli numër një për Enlonit që do të bëhet inxhinier mekanike është të vizitojë servisin njëherë në javë dhe të vazhdojë të jetë i pari i klasës në mësime. Nëse rezultatet e Enloenit pësojnë rënie, menjëherë babai dhe xhaxhallarët vendosin ta shkarkojnë nga puna./Tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SI JENI NË SHTRAT? Njihuni me karakteristikat seksuale sipas muajit të lindjes
Previous article NDODH NË RINAS/ I vjedhin çantën e dorës brenda aeroportit, policia kap 47-vjeçarin nga Anglia. Tentoi...

F.autor

Postime të ngjashme

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë… Aktualitet

ERDHËN PËR PUSHIME/ 6 italianë dhunohen nga një grup shqiptarësh në Tiranë: Na kërcënuan me thikë…

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës Aktualitet

NDËRTOI KOMPLEKS LUKSOZ NË KEPIN E RODONIT/ Prokuroria dërgon për gjykim ish-kryeinspektorin e IMT-së, Ardian Halili dhe një ish-vartës

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm Aktualitet

DIGJEN DY BANESA NË BERAT/ Flakët përfshijnë edhe një shtëpi monument kulture. Zjarri dyshohet i qëllimshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT