• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NDODH NË RINAS/ I vjedhin çantën e dorës brenda aeroportit, policia kap 47-vjeçarin nga Anglia. Tentoi…
Home
Aktualitet
Kronikë

NDODH NË RINAS/ I vjedhin çantën e dorës brenda aeroportit, policia kap 47-vjeçarin nga Anglia. Tentoi…

8 October, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Policia e Rinasit ka kapur në flagrancë një 47 vjeçar nga Anglia, i cili i kishte vjedhur çantën e dorës një shtetasi, brenda së cilës kishte sende personale.

Po ashtu janë proceduar edhe dy shtetas të tjerë, të cilët tentuan të kalojnë kufirin me dokumente të falsifikuara.

Njoftimi i policisë:

Rinas/Falë pajisjeve logjistike bashkëkohore, evidentohen dhe ndëshkohen persona që përdorin dokumente të falsifikuara, për kalimin e paligjshëm të kufirit.

Procedohen penalisht 2 shtetas që tentuan të kalonin kufirin, me dokumente të falsifikuara.

Procedohet penalisht edhe një shtetas nga Anglia, pasi i vodhi çantën e dorës një shtetasi, në aeroport.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë intensifikuar kontrollet, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Në këtë kuadër, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Rinas u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit Xh. J., 49 vjeç, banues në Suharekë, Kosovë dhe K. R., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

Gjatë përpunimit të dokumentacionit ka rezultuar se këta shtetas kishin paraqitur dokumente identifikimi të falsifikuara, për të dalë jashtë Shqipërisë. Më pas, gjatë kontrollit të imtësishëm në vijën e dytë, shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të bagazheve të tyre, kanë gjetur dokumente të tjera të falsifikuara.

Gjithashtu, falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë gjetën çantën e dorës të një shtetasi, të cilën që ia kishte vjedhur një shtetas nga Anglia, në ambientet e aeroportit.

Pas denoncimit të bërë nga shtetasi Sh. T., se në ambientet e aeroportit të Rinasit i kishin vjedhur çantën e dorës, brenda së cilës kishte sendet personale, shërbimet e Policisë kanë kryer kontrolle të menjëhershme dhe si rezultat kanë identifikuar dhe kapur personin, së bashku me çantën që ai kishte vjedhur.

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi N. E., 47 vjeç, nga Anglia, për veprën penale “Vjedhja”.

Shërbimet e Policisë Kufitare po vijojnë punën për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë dhe të krimeve ndërkufitare, si dhe për t’iu ofruar një shërbim sa më cilësor qyetarëve, në hyrje dhe në dalje të RSH-së.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA/ Mekaniku 8 vjeçar: Vogëlushi nga Berati që riparon kamionët e rëndë
Previous article RRËFIMI i Gentian Zenelajt: Kam qenë çoban me dhi

F.autor

Postime të ngjashme

KRIZË NË TRANSPORTIN PUBLIK/ Operatorët kërkojnë zgjatjen e kompensimit të karburantit deri në gusht 2026 Aktualitet

KRIZË NË TRANSPORTIN PUBLIK/ Operatorët kërkojnë zgjatjen e kompensimit të karburantit deri në gusht 2026

ZJARR NË DRENOVË TË MALLAKASTRËS/ Rrezikohen banesat, tymi mbulon zonën Aktualitet

ZJARR NË DRENOVË TË MALLAKASTRËS/ Rrezikohen banesat, tymi mbulon zonën

ALARM NË KARABURUN/ Sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë Aktualitet

ALARM NË KARABURUN/ Sinjali SOS shpëton dy të miturit gjermanë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT