• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RRËFIMI i Gentian Zenelajt: Kam qenë çoban me dhi
Home
Sociale

RRËFIMI i Gentian Zenelajt: Kam qenë çoban me dhi

8 October, 2022 F.autor Aktualitet, Sociale

Aktori i humorit, Gentian Zenelaj ka rrëfyer për fëmijërinë e tij, të cilën e ka kaluar në qytetin e lindjes në Lezhë. Për herë të parë, ai ka zbuluar se kur jetonte në Lezhë ka qenë edhe çoban me dhitë e dajave.

Teksa flet për kujtimet e tij në vendlindje, ai shprehet se në këtë qytet ka kaluar shumë aventura, ndërsa thotë se kur shkon tani në Lezhë në mendja i vjen fëmijëria.

“Gjetja e një kujtimi për mua është shumë e çmuar. Më ndodh shumë shpesh në Lezhë kur ulem buzë Drinit, pi një kafe apo vendbanimit Ilir apo tek vendvarrimi i Skënderbeut, teksa rri mendueshëm ndër 100 mendimet që kam në kokë del një fill si tek filmi i Harry Potter del një fill nga koka dhe janë një varg kujtimesh të cilat vijnë që lidhen me fëmijërinë tënde.

Unë në Lezhë kam parë aventura të papara, unë në Lezhë kam qenë edhe çoban. Dajat e mi kishin një tufë me dhi, se atëherë sa filluan të mbanin bagëti, sa u krijua demokracia dhe unë Kalanë e Lezhës e njoh pëllëmbë për pëllëmbë sepse aty janë dhe gurët ciklopikë, janë ata gurët e mëdhenj, gurët Ilirë dhe për ne ishte një skenografi e jashtëzakonshme. Sa herë që unë shkoj në Lezhë, mundohem t’i gjej me sy kalatë, tani janë bërë shumë ndërtime dhe sa mirë do ishte Bashkia e Lezhës ti zbulonte ato gurë sepse janë të jashtëzakonshëm për t’u parë”, u shpreh aktori në emisionin “Rudina”.

Ai ka treguar periudhën e vështirë që ka përjetuar në Lezhë në ’97-ën. Zenelaj shprehet se në Tiranë ka ardhur vetëm për shkak të trazirave sepse planet e tij ishin që të qëndronte në Lezhë dhe të studionte në Akademinë e Policisë.

“Largimi im ka ndodhur në ’97, ishte mbarimi im i gjimnazit dhe provimi jonë i maturës ishte me autoblinda. Unë e mbaj mend si tani që provimin e kemi bërë këmbëkryq në tokë sepse klasa ishte djegur dhe poshtë tek dera e shkollës kanë qenë autoblinda sepse duhet të kalonte ky gjimnaz dhe shumë miqtë e mi zgjodhën, Italinë, Francën, unë erdha në Akademinë e Arteve”, tha ai.

“Me shumë keqardhje e lashë Lezhën sepse siç e thashë vendlindja është varri i të parëve që të lidh me njerëzit e tu të dashur. Lezhën e lashë me shumë keqardhje sepse realisht ka qenë një qytet i mrekullueshëm për të jetuar. Ka qenë interesant, intelektual se kishte shumë baza detare, baza aviacioni, kishte intelektualë, kishte poetë shumë, artista dhe e lashë me shumë keqardhje. Por ishte një vit shumë i vështirë kur u largova. Tiranën prapë e dua shumë sepse më hapi krahët dhe i jam mirënjohës sepse krijoi habitatin që unë të jetoja, kam familjen, fëmijët, kam bashkëshorten. Djali im e thotë që unë jam nga Lezha”, ka rrëfyer aktori.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NDODH NË RINAS/ I vjedhin çantën e dorës brenda aeroportit, policia kap 47-vjeçarin nga Anglia. Tentoi...
Previous article NGA ZYRA NË BAR/ Çfarë të veshim gjatë tetorit, frymëzuar nga gratë e famshme

F.autor

Postime të ngjashme

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë Aktualitet

GUSHTI NIS ME TEMPERATURA TË LARTA/ Si parashikohet moti për këtë të shtunë

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona Aktualitet

DETAJET E PARA/ Sherri me tre të plagosur në Tepelenë, shpallen në kërkim 5 persona

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd Aktualitet

REFORMA TERRITORIALE/ Prrenjasi vijon protestën kundër bashkimit me Bashkinë Librazhd

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT