• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ZBARDHET TAKIMI ME AMBASADORIN E HOLANDËS/ Paralajmërimi i kreut të Policisë së Shtetit: Përjashtim punonjësve që cenojnë imazhin e policisë
Home
Aktualitet
Kronikë

ZBARDHET TAKIMI ME AMBASADORIN E HOLANDËS/ Paralajmërimi i kreut të Policisë së Shtetit: Përjashtim punonjësve që cenojnë imazhin e policisë

30 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Ambasadori Reinout Vos u prit në takim kortezie nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku. Në fokus të takimit ishin evidentimi i bashkëpunimit shumë të mirë mes palëve dhe shprehja e gatishmërisë për ta vazhduar dhe forcuar më shumë bashkëpunimin, në të ardhmen, kryesisht në fushën e krimit të organizuar, me fokus trafikimin e lëndëve narkotike, migracionin e paligjshëm dhe luftën e përbashkët ndaj grupeve kriminale.

Drejtori i Përgjithshëm e njohu ambasadorin me prioritetet e tij për reformimin strukturor, ligjor dhe funksional të Policisë e Shtetit, si dhe me vendosmërinë e tij për t’i dhënë fund mentalitetit të pandëshkueshmërisë, duke nxjerrë nga radhët e Policisë ata punonjës të cilët me veprimet e tyre cenojnë imazhin e Policisë dhe ulin besimin e qytetarëve të Policia e Shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm e siguroi ambasadorin se bashkëpunimi do të vijojë duke intensifikuar shkëmbimin e informacioneve mes palëve, kryesisht nëpërmjet oficerëve të kontaktit, shtimit të skuadrave të përbashkëta hetimore për realizimin e më shumë operacioneve në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit kibernetik.

Ambasadori Reinout Vos e uroi Drejtorin për misionin e vështirë që ka dhe i shprehu gatishmërinë atij, për ta ndihmuar Policinë e Shtetit, me donacione të ndryshme, me pajisje për sulmin kibernetik dhe për çdo nevojë që Policia e Shtetit do ketë në fusha të tjera.

Ambasadori Vos i shprehu Drejtorit të Përgjithshëm mbështetjen e ambasadës dhe të Policisë holandeze, duke theksuar se besimi reciprok dhe bashkëpunimi me profesionalizëm mes paleve janë domosdoshmëri për të arritur rezultatet e dëshiruara në luftën ndaj gupeve kriminale që veprojnë në Shqipëri, Holandë e më gjerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN PËRGJIMET E MAFIAS SHQIPTARE NË GREQI/ Si policja e infiltruar spiunonte për të dashurin, krahu i djathtë i Eskos
Previous article U TËRHOQ NGA VENDIMI PËR RRITJEN E ÇMIMIT TË ENERGJISË/ Rama shpjegon arsyet: Shqiptarët po kursejnë! Inflacionin e ka sjellë lufta, jo qeveria

s.autor

Postime të ngjashme

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë Aktualitet

KUJDES! Policia ngre alarmin për SMS-të mashtruese në emër të bankave: Ja si synojnë t’ju vjedhin paratë

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te… Aktualitet

GRABITET BANESA NË FINIQ/ I marrin 6 800 eurot që kishte kursyer për operacionin, e moshuara dyshon te…

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit Aktualitet

ME SHALL TË ZI DHE KOKORE NË KOKË/ Ja si ishte veshur grabitësi i bankës te Komuna e Parisit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT