• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSIONET E SPAK/ Ngjela bën paralajmërimin: Do ketë fillim të çështjeve penale, ja kush e ka radhën
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSIONET E SPAK/ Ngjela bën paralajmërimin: Do ketë fillim të çështjeve penale, ja kush e ka radhën

27 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Avokati Spartak Ngjela ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me aksionet e prokurorisë speciale anti-korrupsion SPAK dhe lëvizjet e saj së fundmi.

Ngjela deklaroi se do të ketë fillim të çështjeve penale pasi korrupsioni në vend është i madh dhe se thirrjet në hetuesi janë sekrete.

“E vetmja gjë që tregojnë këto thirrje nga SPAK është nisja e proceseve penale”, tha Ngjela teksa deklaroi se prokuroria nuk përdoret politikisht pasi drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Lëvizjet e SPAK-ut janë shumë sekrete. Blinkeni thotë që SPAK e drejtojnë ata. Do presim lëvizjen e tyre. Korrupsioni këtu është i madh. Ligji është antikorrupsion, i ka të gjitha pikat, tani presim zbatimin e tij. Ligji u zbatua duke krijuar SPAK-un. Fakti që drejtohet nga SHBA unë besoj se do e çojnë deri në fund.

Thirrjet në hetuesi janë normale. Ashtu fillon procesi. Fakti që i kanë thirrur tregon që ka nisur një proces. Do bëhet apo jo do presim. SPAK nuk përdoret politikisht. E kam thënë i pari që goditjet do fillojnë majtas. Kritika duhet të fillojë nga vetja, kjo është doktrinë.

Marrëdhëniet me Perëndimin i ka mirë, ndërsa zhvillimin e brendshëm nuk e ka mirë. Nuk ka prodhim industrial. Shqipëria po jeton me remitanca, eksportin e ka të vogël, dhe rrogat janë të ulëta. Sipas llogaritjeve të mia me disa ekspertë të fushës rroga minimale duhet të jetë 1 mln lekë dhe pensioni 500 mijë lekë të vjetra. Do ta bëjë Rama këtë? Unë e kam denoncuar dhe më kanë thënë që do realizohet. Mos ngritja e rrogave sjell largimin e të rinjve nga Shqipëria”, tha Ngjela.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË BURG SEPSE EKZEKUTOI VRASËSIN E VËLLAIT/ Ja si përfitoi ulje dënimi Bledar Qemalaj duke i shënuar ditë pune fiktive në kartelë
Previous article NDËRROI JETË DY JAVË MË PARË/ Fotoja e fëmijërisë që parashikoi të ardhmen e Mbretëreshës Elizabeth

s.autor

Postime të ngjashme

U NDANË NGA DOSJA “VELIAJ”/ Shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit Aktualitet

U NDANË NGA DOSJA “VELIAJ”/ Shtyhet seanca gjyqësore për 11 të pandehurit

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi Aktualitet

VRASJA E EGLANT KOÇIT/ Autori u fsheh 10 ditë në qarkun e Elbasanit me identitet të rremë dhe lëvizte me taksi

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës Aktualitet

PLAGOSET ME THIKE I RIU NË SHËNGJIN/ Transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT