• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NË BURG SEPSE EKZEKUTOI VRASËSIN E VËLLAIT/ Ja si përfitoi ulje dënimi Bledar Qemalaj duke i shënuar ditë pune fiktive në kartelë
Home
Breaking News

NË BURG SEPSE EKZEKUTOI VRASËSIN E VËLLAIT/ Ja si përfitoi ulje dënimi Bledar Qemalaj duke i shënuar ditë pune fiktive në kartelë

27 September, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë zbardhur të tjera detaje nga ulja e dënimit me raporte fiktive për të dënuarit në burgun e Fierit, të favorizuar nga 18 punonjës dhe ish-punonjës të këtij institucioni për të cilët është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”.

Një prej të favorizuarve është edhe Bledar Qemalaj, i dënuar për vrasjen e Edmond Vruhos dhe për trafik heroine nga Shqipëria drejt Italisë.

Atij i janë shënuar në kartelë 104 ditë pune të kryera në burgun e Fierit, për periudhën Janar, Shkurt, Mars, Prill 2020 edhe pse nuk ka kryer asnjë ditë punë dhe ka përfituar rreth 15.6 ditë ulje dënimi.

Në dosjen penale  të dënuarit Bledar Qemalaj, ka rezultuar se; Për këtë të dënuar nga ana jonë janë verifikuar 104 ditë pune në IEVP Fier, të shënuara në kartelat e punës, për periudhën Janar, Shkurt, Mars, Prill 2020.

Nga këqyrja në regjistrin e hyrje daljeve nr.320 prot datë 27.11.2018, i cili fillon me datën 14.09.2019 dhe përfundon me datë 29.04.2021 dhe rezulton se i dënuari Bledar Qemalaj, nuk ka dalë në punë e konvertuar në ulje dënimi 0 ditë konkretisht;

Për muajn Janar 2020, nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Shkurt 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Mars 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Për muajn Prill 2020 nuk ka dalë për punë dhe në kartelën e punës është e shënuar 26 ditë punë.

Referuar Urdhërit nr.2259, datë 18.03.2008 të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve “Mbi punësimin e të dënuarve në burgje dhe paraburgime”. Komisioni i Punësimit i burgosurve ka në përbërje shefat e sektorit ligjor, social, shëndetësisë dhe sigurisë, të cilët ndjekin në dinamikë frekuentimin e procesit të punësimit nga i burgosuri.

Personat përgjegjës që nuk kanë verifikuar frekuentimin e punës nga të dënuarit janë Përgjegjësi i Sektorit të Burimeve Njerëzore Albi Rrezhda, Dorjan Nukaj, Përgjegjësi i Sektorit të Cështjeve Shoqërore, Eris Isufaj, Përgjegjësi i Sektorit Ligjorë Gerald Nonaj, Ervis Alliaj Shefi i Policisë Bashkim Meci Përgjegjësi i Sektorit Shendetsorë Arbëri Gjermeni, Enflor Hoxha.

Personat përgjgjës të cilët kanë nënshkruar kartelat e punës janë, evidencieri Gerald Nonaj dhe Miratuar nga Drejtori i IEVP

Si rezultat i falsifikimit të ditëve të punës nga IEVP Fier në kundërshtim me kriteret e saj i dënuari ka përfituar rreth 15.6 ditë ulje dënimi, nga veprime haptazi të kundra ligjshme kur realisht duhej të përfitonte 0 ditë ulje dënimi nga puna.

Më 03 mars 2004 Bledar Qemalaj vrau me armë zjarri Edmond Vruhon. Krimi u u krye në rrugën “Qemal Stafa” në Tiranë, katër vite pasi Vruho i kishte vrarë të vëllanë. Në atë kohë Bledar Qemalaj ishte 25 vjeç dhe kishte kohë që e ndiqte gjakësin e tij edhe ky banor i Fierit.

Autori arriti të zbulojë vendndodhjen e hasmit në Tiranë dhe ta vrasë atë më 3 mars 2004, krim per te cilin u denua me 23 vite burg.

Në datën 25-26 gusht 2004 shtetasi Bledar Qemalaj në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ka arritur që të trafikojë nga Shqipëria drejt Italisë 15 kg lëndë narkotike e llojit (Heroinë).
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal nr.68, datë 20.11.2009 e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike” parashikuar nga nenet 283/a/2 të Kodit Penal. Ai u arrestua ne Holande me 3 nentor 2018 me qellim ekstradimi

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGA ARRATISJA E BURGUT GREKT TE DHUNIMI I GRUAS.../ Zbulohet lidhja e fierakut me shqiptarin e arrestuar në Athinë
Previous article AKSIONET E SPAK/ Ngjela bën paralajmërimin: Do ketë fillim të çështjeve penale, ja kush e ka radhën

s.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT/ Review-të negative nëpër biznese, 15 denoncime nga pronarët në Policinë e Shtetit, identifikohen më shumë se 200 të dyshuar Aktualitet

PROTESTAT/ Review-të negative nëpër biznese, 15 denoncime nga pronarët në Policinë e Shtetit, identifikohen më shumë se 200 të dyshuar

“KREDITË U SHLYEN ME BURIME TË PAJUSTIFIKUESHME”/ SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun Aktualitet

“KREDITË U SHLYEN ME BURIME TË PAJUSTIFIKUESHME”/ SPAK jep konkluzionet për Fatime Kryemadhin, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun

E RËNDË/ U rrëzua nga faqja shkëmbore te Ura e Vashës, gjendet trupi i pajetë i ‘alpinistit’ Aktualitet

E RËNDË/ U rrëzua nga faqja shkëmbore te Ura e Vashës, gjendet trupi i pajetë i ‘alpinistit’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT