• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AKSION I OPOZITËS/ Klevis Balliu: Protestat që do të nisin, do shkërrmoqin pushtetin e kësaj qeverie…
Home
Politikë

AKSION I OPOZITËS/ Klevis Balliu: Protestat që do të nisin, do shkërrmoqin pushtetin e kësaj qeverie…

27 September, 2022 s.autor Politikë

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu, ka shpjeguar detaje mbi aksionin opozitar për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Sipas tij, protestat janë në plan të parë, por ato do jenë në forma të ndryshme.

“Këshilli Kombëtar u mblodh dje për aksionin opozitar, bërthama është organizimi i të gjitha strukturave të PD për të angazhuar qytetarët në një aksion frontal përballë Edi Ramës. Kjo qeveri duhet të largohet një orë e më parë. Është katastrofike t’i rrisësh çmimin e energjisë qytetarëve. Çdo familje sot do sulmohet me këtë reformë”, u shpreh ai në rubrikën “Opinion” në News24.

Duke komentuar hetimin e SPAK për privatizimin e ish “Kompleksit Partizani”, Balliu tha se bëhet për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve.

Kur do fillojë aksioni opozitar?

Të gjitha deklarata që vijnë qoftë nga PD dhe PL, janë të koordinuara në bazë të diskutimeve që kemi bërë. Plani konkret i PD veç denoncimeve, është dhe aksioni në terren që ndahet në dy etapa, ajo e informimit të qytetarëve dhe nxjerrja e një projekti opozitar për shembjen e qeverisë, që do të thotë protesta, por në forma të ndryshme.

Edhe ju edhe PL flisni për protesta, keni një datë se kur do të zhvilloni një protestë kombëtare?

Fillimisht do informosh qytetarët, së shpejti do dalë dhe një datë për protestën, por duhet organizuar dhe e rëndësishme është fuqia që ajo do të ketë. Ju garantoj se ato protesta që do të nisin do të jenë të jashtëzakonshme qofte lokale, qofte kombetare, por ato protesta do të shkërrmoqin jo vetem largimin e kesaj qeverie por dhe pushtetin e kësaj qeverie që ka mbi qytetarët. Sot tek ajo Dallëndyshe Bici ka trafikante të dënuar për drogë e sot jane te Dallendyshje, qe kemi deputete te lidhur me bandat e krimit, qe kemi nje kryeminister qe nuk thotë asnjë fjalë për pedagogët, por mbronte Tahirin, Bllakon, kurse pedagogeve u tregon dhunën e pushtetit. Në këtë kontekst janë mëse të nevojshme, janë protesta për Shqipërinë. Kur të nisin, do të jenë të vazhdueshme.

Po prisni të përfundojë hetimi për privatizimin e ish-Kompleksit Partizani dhe më pas të nisni protestat?

Për atë pyesni Pandeli Majkon, se ai e ka filluar, kjo bëhet për të tërhequr vëmendjen e inceneratorëve, aty ka ndodhur vetëm që prona i është kthyer pronarit, i kanë të gjitha dokumentet në rregull, shteti u ka dhënë pronën e tyre. SPAK nuk heton dot inceneratorët dhe ndaj nisin këtë hetim. Për hir të interesit kombëtar, është esenciale largimi i Ramës.

Po diskutohet në PD për zgjedhjet vendore?

Patjetër, opozita do të dalë me kandidatura të përbashkëta, në koalicion me partitë opozitare. Dje në mbledhje diskutoi edhe për kodin zgjedhor në PD. Ne po përgatitemi për primaret duke bërë kodin e ri për të vënë disa kushte, ngritjen e një komisioni. Ka një grup pune në PD që po merret.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EINXHEL DO TI PROPOZOJË DJ DAGZ? Postimi i moderatores që i surprizoi të gjithë (FOTO)
Previous article GRUSHT SHTETI NË KINË? Marina amerikane nis urgjent “bishën” e oqeaneve në Azi

s.autor

Postime të ngjashme

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor Politikë

IRIS LUARASI U PËRNDOQ DHE U OFENDUA NGA PROTESTUESIT/ Rama reagon: Çfarë mjerimi mendor

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që… Politikë

MË ZUNË PRITË ME SHARJE DHE FYERJE/ Iris Luarasi flet për incidentin para hyrjes në Parlament: Më akuzuan se nuk mbroj gratë, ndërkohë që…

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda Politikë

FOTO / Ndryshon “look” Zegjine Çaushi, deputetja nuk njihet nga media dhe Garda

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT