• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PAMJET/ Shoferi i një drejtuesi në institucionin e rëndësishëm shtetëror kapet me kokainë dhe tre armë zjarri (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

PAMJET/ Shoferi i një drejtuesi në institucionin e rëndësishëm shtetëror kapet me kokainë dhe tre armë zjarri (DETAJET)

24 September, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Panorama” mëson se shoferi i një titullari në një institucion të rëndësishëm ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohet se shiste kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe mbante armë zjarri në banesë. Forcat Shqiponja kanë arrestuar gjatë operacionit të koduar “Doses” 31-vjeçarin me inicialet K.M.

Shërbimet e Policisë thonë se në rrugën “Kokonizi”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. M., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur 35 doza kokainë, gati për shitje.

Ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij, sekuestruan sasi tjetër lënde të dyshuar narkotike kokainë, 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

“Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi K. M., pasi siguronte lëndën narkotike kokainë në sasi të mëdha, e ndante atë në doza dhe e shiste më pas në zona të ndryshme të Tiranës”.

Njoftimi nga policia Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Doses”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

Shpërndante lëndë narkotike kokainë dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga 31-vjeçari.

Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një pjesë e saj e ndarë në 35 doza, gati për shitje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës dhe mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Doses”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi K. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në rrugën “Kokonizi”, kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin K. M., në të cilin, gjatë kontrollit, kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, 35 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi tjetër lënde të dyshuar narkotike kokainë, 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi K. M., pasi siguronte lëndën narkotike kokainë në sasi të mëdha, e ndante atë në doza dhe e shiste më pas në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

VIDEO

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Uji e mori nga krahët e nënës së tij, gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçarit autik! U zbulua pranë një fushe
Previous article VUANI NGA ZBOKTHI? Provoni këtë metodë natyrale me vetëm dy përbërës

s.autor

Postime të ngjashme

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara Aktualitet

SIGURIA NË PLAZHE/ Policia e Vlorës: Zero tolerancë për shkelësit e ligjit! 66 mjete lundruese të bllokuara

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon Aktualitet

SPAK JEP PRETENCËN: Nga 7 vite burg për Fatime Kryemadhin e Ema Çokun dhe 4 vite për Pirro Xhixhon

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën Aktualitet

TRAGJIKE/ Aksidenti i rëndë i merr jetën shqiptarit në Itali! U përplas me një makinë teksa drejtonte motoçikletën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT