• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
E RËNDË/ Uji e mori nga krahët e nënës së tij, gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçarit autik! U zbulua pranë një fushe
Home
Jetë

E RËNDË/ Uji e mori nga krahët e nënës së tij, gjendet trupi i pajetë i 8-vjeçarit autik! U zbulua pranë një fushe

24 September, 2022 s.autor Jetë

Trupi i pajetë i 8-vjeçarit Mattia Luconi, i cili u “rrëmbye” nga krahët e nënës së tij nga ujërat e furishme gjatë stuhisë së fortë në Marche javën e kaluar. Mësohet se trupi i vogëlushit autik është gjetur në një fushë pranë Castelleone di Suasa.

Silvia Mereu1

Pronari i tokës njoftoi autoritetet pasi zbuloi kufomën, thanë burimet për ANSA.

Numri i të vdekurve nga moti ekstrem ka shkuar në 12. Një 56-vjeçare, Brunella Chiù, është zhdukur pasi makina e saj u përmbyt nga uji dhe dyshohet se ka vdekur, megjithatë trupi i saj nuk është gjetur ende. Mes viktimave ishte edhe vajza e saj 17-vjeçare.

Guvernatori i Marche, Francesco Acquaroli njoftoi të enjten një hetim për “mosfunksionime dhe përgjegjësi” të mundshme në procedurat e përdorura nga departamenti i mbrojtjes civile për të përballuar përmbytjet shkatërruese të javës së kaluar.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit si këto stuhi.

Silvia Mereu

Rrëfimi i nënës 

Farmacistja Silvia Mereu po udhëtonte së bashku me të birin me makinë kur nisi stuhia e furishme dhe rajoni u përmbyt.

Nënë e bir po shkonin në shtëpinë e gjyshërve, por makina e tyre u përmbyt nga uji në pak minuta, duke shkëputur 8-vjeçarin nga krahët e nënës së tij dhe duke e zhdukur kush e di se ku.

Silvia Mereu ka rrëfyer momentet e tmerrit në një intervistë për La Repubblica, se si rryma e fortë e ujit i mori nga duart vogëlushin e saj.

“U përpoqa ta mbaja Mattia-n pranë vetes pasi dolëm nga makina, por ishte ajo forcë mbinjerëzore uji që na mori zvarrë dhe e largoi nga kraharori im. Ku është djali im i vetëm tani?”, u shpreh ajo.

42-vjeçarja qëndroi për dy orë e gjysmë e kapur në një pemë derisa u shpëtua dhe u dërgua në spital.

“Kur uji e shkëputi Mattia-n nga krahët e mi, ai qëndroi i kapur pas një trungu. I thashë: “Mami është këtu, dashuri”. Ai po përpiqej të mbahej por brenda pak sekondave u zhduk nga sytë e mi. Kam shpresë se është ende gjallë”, përfundoi ajo.

Ishte ora 20:30 e mbrëmjes së 15 shtatorit kur Silvia Mereu doli nga farmacia në Barbara. Djali kishte kaluar pasditen me të atin ndërsa nënë e bir jetonin në San Lorenzo në Campo.

Teksa udhëtonin me makinë, papritur u gjendën përballë një stuhie.

“Makina u mbush në pak minuta, Mattia nuk foli. Ai nuk mundej sepse është një fëmijë autik. Por në sytë e tij shihja tmerr. Menjëherë hoqa rripat e sigurimit dhe u gjetëm në atë “det” me mbeturina. Bërtita, por uji nga “pushtoi”. E mbajta sa më fort, por më goditën trungje e gurë.”

Ndërkohë raportohet se copa të vogla të xhupit të vogëlushit janë gjetur në pranë një konsorciumi bujqësor në Barbara.

Gjithashtu janë gjetur mbetje të makinës së 56-vjeçares së zhdukur Brunella Chiù në Burello di Ostra. Ajo po udhëtonte në makinë së bashku me vajzën e saj Noemi Bartolucci, 17vjeçe, e cila humbi jetën. Dy të moshuar janë shpëtuar në shtëpinë e tyre të rrethuar nga uji në Corinaldese.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E BUJSHME/ “Dridhet” Interi, gjiganti europian “piketon” sulmuesin zikaltër si 9-ën e ardhshme në ekip
Previous article PAMJET/ Shoferi i një drejtuesi në institucionin e rëndësishëm shtetëror kapet me kokainë dhe tre armë zjarri (DETAJET)

s.autor

Postime të ngjashme

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders” Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta aktori i njohur Sam Neill, ylli i “Jurassic Park” dhe “Peaky Blinders”

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur Jetë

TRAGJEDI NË BANKOK/ Zjarri në një lokal u merr jetën 27 personave, dhjetëra të plagosur

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare Jetë

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta legjenda e muzikës italiane, Peppino di Capri mbyll sytë në moshën 87-vjeçare

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT