Në Komisionin për Çështjet Ligjore, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj ngriti shqetësimin për fenomenin e largimit të shqiptarëve ngqa vendi në mënyrë të paligjshme me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Alibeaj kërkoi nga zv ministri i Brendshëm të dinte nëse qeveria shqiptare ka një studim apo analizë për të kuptuar arsyet përse shqiptarët zgjedhin të largohen nga vendi me qëllim më pas luftimin e ndalimin e këtij fenomeni.
Ndërkohë deputeti demokrat ngriti dhe çështjen e shtëpive të barit, për të cilat shqiptarët kanë pushtuar titujt e mediave britanike.
Ky detaj tha Alibeaj tregon shumë për arsyet pse shqiptarët ikin dhe “i futen punës
në ‘shtëpi bari’.
Nga ana tjetër, zv ministri Andi Mahila teksa pranoi që qeveria ka vetëm një strategji dhe jo një studim apo analizë të situatës, dha disa shifra për vitin 2022.
“Ka një numër sa i përket atyre që janë të paligjshëm, 1500 të burgosur sipas të dhënave që ne disponojmë, shtetas shqiptarë në Britaninë e Madhe. Ai është numër jo zyrtar.
Gjatë janar- gusht 2022 janë kthyer 529 persona. Kam dhe arsyet pse, 62% për qendrim ilegal, 340 persona kultivim i bimëve narkotike, 97 persona per shitje shpërndarje trafik narkotikësh”, tha zv ministri.
Enkelejd Alibeaj: Nuk besoj që është dinjitoze e s’ka si të jetë fakti që shteti shqiptar në gjithë kët histori të mund të mjaftohet vetëm me faktin që përcjell informacion qoftë dhe i saktë ky. Ndoshta është dinjitoze për shtetin shqitpar për të kuptuar e për t’i përcjellur Mbretërisë së Bashkuar arsyet reale se përse shqiptarët emigrojnë, migrojnë në mënyrë të paligjshme, përse ndodh, cilat janë shkaqet? Do ishte një qëndrim më dinjitoz jo për të përcjellë informacion kur shqiptarët me gomone në krah e marrin 20 veta nga brigjet e La Manshit dhe sulen si dikur në 1991 Adriatikut?
A mos do duhet të ishte një politikë realiste dhe që godet realisht problemin ku është, të eleminojmë shkaqet e emigracionit të ligjshëm dhe paligjshëm?
A keni ju një studim, si ministri e Brendshme një analizë, në gjithë këtë periudhë përse shqiptarët sot ikin? Kriminalitet, gjendja ekonomike, pasiguria, dëshira, nevoja për jetë më të mirë? Ka një analizë të plotë të këtij fenomeni apo jo?
Ju thatë që ka një akt të ngjashëm në 2013, po, mund të bëni një krahasim të paktën të asaj periudhe dhe sot e cila është arsyeja e ndryshimit?
Ju thatë që në 2013 Mbretëria e Bashkuar ishte pjesë e BE. Tashmë nuk është më pjesë e BE, pyetja që kam unë në 2010, liberalizimi i vizave një nga kërkesat e BE përfshi dhe MB, ishte zerimi i dëshirës së shqiptarëve për të ikur, e mbani mend? Jo vetëm ishte një kërkesë por ishte një kërkesë e përmbushur, në atë kohë shqiptarët nuk e ndienin nevojën për të ikur, për këtë arsye u liberalizuan e vizat. Sot çfarë ka ndodhur?
Pothuaj të gjithë e dimë se shqiptarët që shkojnë atje kryejnë vetëm, fatkeqësisht, e jo për fajin e tyre, një lloj veprimtarie, një veprimtari që rëndom dhe etiketohet si veprimtaria e shtëpive të barit, është një gjë që nuk bën me nder askënd, por do duhet të tregojë shumë për arsyet reale pse shqiptarët ikin atje.
Për shtëpitë e barit. A k informacione sa është numri i shqiptarëve që atje angazhohen në veprimtari të tillë? Nëse keni dëgjuar cfarë do të thotë kjo historia e shtëpive të barit?
Andi Mahila, zëvendësministër: Për statistikat të ketë një kërkesë. Pjesa e krahasimit 2021-2022 me 2019, ka një ulje 2% sipas Eurostat këtë periudhë të 2021-2022.
Sa i takon pyetjes shtetasit që dalin nga Shqipëria për të vajtur në një vend të BE e pastaj nga një vend i BE rezulton fenomeni i fundit e sduhet të ngatërojmë fenomenin e prill- gushtit me në përgjithësi mifgracionin e shtetasve tanë në MB ku të paktën sipas statistikave zyrtare të MB janë 47 mijë, sipas të dhënave të amabasadës sonë në MB vlerësohet të jenë 150 mijë.
Këtu mos marrim gjithë emigracionin në Britani me numrat që kanë të bëjmë me këta të paligjshmit.
Në janar-shtator 2022 nga departamenti kufirit dhe migracinit janë ndaluar për të dalë nga Shqiperia, shtetas shqitparë që nuk plotësojnë kushtet për të dalë 4694 persona.
Nësa ka një analizë, shteti ka një strategji për migracionin që është në shqyrtim e përgatitje për 2023-2027 se ajo që është aktuale mbaron këtë vit, kanë dalë dhe konkluzionet enkëto fenomene dhe arsyet pse largiohen janë të markaura nga strukturat e shtetit e jo vetëm Ministrisë së Brendshme. Ka një strategji, jo analizë.
Ka një numër sa i përket atyre që janë të paligjshëm, 1500 të burgosur sipas të dhënave që ne disponojmë, shtetas shqiptarë në Britaninë e Madhe. Ai është numër jo zyrtar.
Gjatë janar- gusht 2022 janë kthyer 529 persona. Kam dhe arsyet pse, 62% për qendrim ilegal, 340 persona kultivim i bimëve narkotike, 97 persona per shitje shpërndarje trafik narkotikësh, 2 persona armëmbajtje pa leje, 1 person per drejtim mjeti në gjendje të parregullt, 2 persona ngacmim seksual, 2 persona pengmarrje, 11 persona per faklsifikim dokumentesh, 5 persona per rrahje, 3 persona per vjedhje, 1 person per kundërshtim i punonjësve të pocisië, 1 person per plagosje, 1 person per dhunë në familje, 1 person per trafik qeniesh njerëzore.
***
Komisioni për Çështjet Ligjore diskuton sot projektligjin “Për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Brendshme e Republikës së Shqipërisë, dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, të përfaqësuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, për shkëmbimin e informacionit për qëllime të lidhura me migracionin”


