• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BEGAJ TAKON PENDAROVSKIN/ Në fokus çështjet e integrimit evropian, të sigurisë dhe të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Home
Politikë

BEGAJ TAKON PENDAROVSKIN/ Në fokus çështjet e integrimit evropian, të sigurisë dhe të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

13 September, 2022 s.autor Politikë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të pjesëmarrjes në takimin e liderëve të procesit të Brdo-Brijunit, zhvilloi një takim dypalësh me homologun e tij, Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Presidenti i Republikës vlerësoi zhvillimin shumë të mirë të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve, të cilat në dekadën e fundit kanë ndjekur një prirje shumë pozitive në rritje. Kjo prirje dhe orientimi i qartë euroatlantik i të dy vendeve i ka përmirësuar dukshëm dhe marrëdhëniet ndëretnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Begaj vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë së pari në kuadër të Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe së dyti në funksion të axhendës evropiane, e cila pas takimeve të para ndërqeveritare të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka marrë në shtytje të re.

Çështjet e integrimit evropian, të sigurisë dhe të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes si dy vende anëtare të NATO-s, morën një vëmendje të veçantë nga të dy Presidentët, ku u nënvizua domosdoshmëria e rritjes së vigjilencës ndaj veprimtarive destabilizuese të aktorëve të tretë në rajon, si dhe të bashkëpunimit të ngushtë me aleatët.

Presidenti Begaj dhe Presidenti Pendarovski ranë dakord për të vijuar bashkëbisedimin në formate të tjera dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe përmes shkëmbimit të vizitave shtetërore.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL HARTA/ Si e sulmoi Azerbajxhani-Armeninë me raketa e dronë, pse ky konflikt është shumë më i rrezikshëm se ai i 2020
Previous article "NUK DI NGA T'JA NIS..."/ Olsa Muhameti ka dy fjalë pas largimit të Borës si prezantuese e 'Përputhen'

s.autor

Postime të ngjashme

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit Politikë

U KALLËZUA NË SPAK/ Ministri Malaj: Zbatova ligjin, janë 40 milionë euro shtesë në vit

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara Politikë

STREHIMI/ Rama: Banesa të përkohshme për të pastrehët. Ndërtojmë edhe banesa të veçanta për personat me aftësi të kufizuara

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT