Deputeti Erion Braçe ka përshëndetur paketën e Qeverisë për krizën energjetike.Bracce tha se paketa është afërsisht 280 milionë euro.
Ai bëri thirrje për ndihmë më të madhe për bujqësinë dhe rritje më të madhe të pensioneve.
“Nuk është 50 milionë euro. 30 miliard lekë që bëjnë diku te 280 mln euro. 40 miliard lekë të ardhura më shumë kanë qenë këto muaj. Meritojnë të gjithë respektin të gjithë qytetarëve që janë kontribuuesit kryesorë të të ardhurave. Por kujdes, 40 miliardë lekë prej tyre vijnë nga rritja e çmimeve. Kemi sufiçit të buxhetit. Kemi më shumë të ardhura, edhe sesa plani, dhe kemi edhe shpenzime më pak. Borxhi publik po vjen duke u ulur.
Akti Normativ rrit të ardhurat me 10 miliardë më shumë. Ul deficitin e programuar të buxhetit me 17 miliardë lekë më pas. Vijon mbrojtjen e shtresave enë nevojë. Zgjeron investimet publike me 4 miliardë lekë. Paguhen 1.2 miliardë lekë për librat falas për fëmijët.
Unë dua të besoj që edhe me këto masa buxheti vijon planin e detyrueshëm të krijimit të hapësirës fiskale për gjithçka vjen më pas. Natyrisht që unë mendoj që në të tilla kushte buxheti ndikon mjaftueshëm për ta mbajtur ekonominë në zonën e rritjes.
A mjafton kjo? Unë mendoj se e gjithë kjo situatë ka nevojë për mirëkuptim, disiplinë, transparencë, guxim, reforma, punë dhe mbi të gjithë përulje. Të përulemi kundrejt shqiptarëve dhe për të ofruar shumë punë si qeveri për të arritur nivelin e punës që bëjnë familjet shqiptare. Shumicën dërrmuese të parave që janë më shumë në buxhet po i paguajnë shqiptarët, me koston cilësinë e jetës së tyre. Edhe sipërmarrja bën pjesën e saj, por kini kujdes se sipërmarrja vetëm deklaron pa asnjë kontroll më pas.


