• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHBA VRET ME DRON LIDERIN E AL KAEDËS/ Biden flet nga Shtëpia e Bardhë: Drejtësia u vendos
Home
Nderkombetare

SHBA VRET ME DRON LIDERIN E AL KAEDËS/ Biden flet nga Shtëpia e Bardhë: Drejtësia u vendos

2 August, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Shtetet e Bashkuara kanë vranë liderin e Al Kaedës, Ayman al-Zawahiri në një sulm me dron në Afganistan. Lajmi është konfirmuar nga presidenti amerikan Joe Biden të hënën në një fjalim nga Shtëpia e Bardhë.

“Unë autorizova një goditje precize që do të largonte nga fusha e betejës, një herë e përgjithmonë,” tha Biden. “Tani drejtësia është vendosur dhe ky udhëheqës terrorist nuk është më”, tha presidenti.

Zawahiri, i cili sapo mbushi 71 vjeç, kishte mbetur një simbol i grupit, 11 vjet pasi SHBA vrau Osama bin Laden. Në një moment, ai veproi si mjeku personal i Bin Ladenit.

Zawahiri po strehohej në qendër të Kabulit për t’u ribashkuar me familjen e tij, tha Biden, dhe u vra në atë që një zyrtar i lartë i administratës e përshkon si “një sulm ajror të përshtatur saktë”.

Sulmi me dron u krye në orën 21:48 lokale të shtunën u autorizua nga Biden pas javësh të takimeve me kabinetin e tij dhe këshilltarët kryesorë.

Konfirmimi i sulmit u bë disa orë pasi sundimtarët talebanë në Kabul thanë se një sulm me raketa të dielën kundër një kompleksi banimi në kryeqytetin afgan, ishte kryer me një dron amerikan.

“Emirati Islamik i Afganistanit e dënon fuqishëm këtë sulm me çfarëdo preteksti”, tha zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid në një deklaratë, duke përdorur emrin zyrtar për qeverinë talebane.

Ai e denoncoi sulmin si “shkelje të hapur të parimeve ndërkombëtare dhe marrëveshjes së Dohas”, duke ju referuar marrëveshjes së vitit 2020 që grupi i tij kishte nënshkruar me SHBA-në, e cila çoi në tërheqjen e të gjitha trupave amerikane dhe aleate nga Afganistani gushtin e kaluar, pas pothuajse 20 vitesh lufte me talebanët.

Grupi kryengritës islamik mori kontrollin mbi Afganistanin me 15 gusht pasi trupat e huaja të udhëhequra nga SHBA-ja u tërhoqën dhe qeveria e mbështetur nga perëndimi në Kabul si dhe forcat e saj të sigurisë u rrënuan përballë sulmit taleban.

Koalicioni ushtarak i udhëhequr nga SHBA-ja pushtoi Afganistanin në tetor të vitit 2001 dhe rrëzoi qeverinë e atëhershme talebane në Kabul, për ta ndëshkuar atë për strehimin e rrjetit terrorist al-Kaeda. Bin Laden dhe al-Zawahiri i shpëtuan operacionit ushtarak ndërkombëtar. Forcat e posaçme amerikane më vonë gjetën dhe vranë Bin Ladenin thellë brenda Pakistanit fqinj, në maj të vitit 2011

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DALIN FOTOT/ Bora dhe Donaldi nisin pushimet bashkë me familjet, ja ku ndodhen çifti
Previous article ORËT E TENSIONIT NË VERI TË KOSOVËS/ Si u zhbllokuan rrugët dhe çfarë e detyroi qeverinë të shtynte zbatimin e reciprocitetit

s.autor

Postime të ngjashme

ALARMI I OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027 Botë

ALARMI I OKB-së: El Niño mund të shtyjë 50 milionë njerëz drejt urisë akute deri në fund të vitit 2027

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione Botë

PAK DITË PARA VIZITËS SË TRUMP/ Arrestohet një person pranë fushës së golfit, i gjenden armë dhe municione

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin Botë

PARALAJMËRON TRUMP: Këto negociata, shansi i fundit për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT