• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ORËT E TENSIONIT NË VERI TË KOSOVËS/ Si u zhbllokuan rrugët dhe çfarë e detyroi qeverinë të shtynte zbatimin e reciprocitetit
Home
Rajon

ORËT E TENSIONIT NË VERI TË KOSOVËS/ Si u zhbllokuan rrugët dhe çfarë e detyroi qeverinë të shtynte zbatimin e reciprocitetit

2 August, 2022 s.autor Breaking News, Rajon

Rrugët në Veri të Kosovës që të çojnë në dy vendkalimet kufitare me Serbinë – Jarinjë dhe Bërnjak – u zhbllokuan të hënën nga grupe serbësh, të cilët të dielën u hodhën në protesta kundër vendimeve të qeverisë së Kosovës për masat e reciprocitetit me Serbinë lidhur me dokumentet e identifikimit dhe përdorimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe.

Qeveria e Kosovës vendosi pak para mesnatës së të dielës që të shtyjë për një muaj zbatimin e vendimeve, pas këshillimit me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier, i cili kërkoi një shtyrje 30- ditore. Kjo kërkesë u bë edhe nga zyrtarët e Bashkimit Europian. Qeveria e Kosovës tha se shtyrja e zbatimit të vendimeve hyn në fuqi nga çasti “kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në Veri të Kosovës”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të hënën në një konferencë me gazetarë se e kupton brengën e diplomatëve europianë dhe amerikanë për efektin negativ të fushatës së dezinformimit mbi vendimet për reciprocitetin dhe, për këtë arsye, është vendosur shtyrja e zbatimit të tij.

“Nuk do të lejojmë destabilizimin e rendit kushtetues demokratik të Republikës sonë, do të përkujdesemi që të mbizotërojë ligji dhe paqja, për siguri e mirëqenie për të gjithë qytetarët pa dallim. U bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë, kryeqendrave perëndimore e demokratike, BE-së dhe NATO-s, që të dënojnë dhunën dhe agresionin e bandave kriminale në Veri të Kosovës, të cilat janë qartazi të nxitura, të përgatitura e financuara nga Beogradi”, tha ai. Sipas vendimeve që qeveria është zotuar t’i shtyjë, të gjithë shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Kosovë do të pajisen me një dokument të përkohshëm që do të zëvendësojë dokumentet e identifikimit personal. Sipas vendimit të qeverisë së datës 29 qershor, nga e hëna, më 1 gusht, duhej të rridhte afati dy muajsh për të gjithë qytetarët e Kosovës që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, t’i regjistrojnë ato me targat e Kosovës RKS.

Në vendkalimet tjera kufitare me Serbinë, që nga mesnata ka filluar lëshimi i dokumenteve të përkohshme. Policia tha se gjendja në Veri të Kosovës është e qetë, pas një nate të trazuar që ngriti shqetësimet për gjendjen e sigurisë në rajon. Forcat paqeruajtëse të drejtuara nga NATO thanë të dielën se po e ndjekin nga afër situatën dhe janë të gatshme të ndërhyjnë nëse rrezikohet qëndrueshmëria. KFOR-i tha se do të ndërmarrë “të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur një mjedis të sigurt në Kosovë”. Rreth 3,800 pjesëtarë të KFOR-it kujdesen për sigurinë në Kosovë edhe 23 vjet pas përfundimit të luftës. Bashkimi Europian tha se çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të trajtohen nëpërmjet bisedimeve të lehtësuara prej tij dhe duke u përqendruar në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet tyre, që janë thelbësore për rrugën drejt integrimeve europiane.

Kosova shpalli pavarësinë e saj në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Europian. Por ajo kundërshtohet nga Serbia e mbështetur nga Moska, e cila të dielën akuzoi autoritetet e Kosovës për “veprime diskriminuese”. Serbia është vendi i vetëm në Europë që nuk iu është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Rusisë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA VRET ME DRON LIDERIN E AL KAEDËS/ Biden flet nga Shtëpia e Bardhë: Drejtësia u vendos
Previous article TEMPERATURA DERI NË 38 GRADË/ Si pritet të jetë parashikimi i motit për sot

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

U ARRESTUA DUKE FLUTURUAR MBI NJË CENTRAL BËRTHAMOR/ Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca Aktualitet

U ARRESTUA DUKE FLUTURUAR MBI NJË CENTRAL BËRTHAMOR/ Shqipëria kërkon ekstradimin e Ermal Beqirit nga Franca

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR KORÇË-POGRADEC/ Ndërron jetë shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË AKSIN RRUGOR KORÇË-POGRADEC/ Ndërron jetë shoferi 26-vjeçar! Plagosen 2 të tjerë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT