• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ÇOHU SE TË…”/ Ja kush është “i forti” i Golemit që kërcënoi pushuesin pse po bënte plazh para çadrave të tij
Home
Breaking News

“ÇOHU SE TË…”/ Ja kush është “i forti” i Golemit që kërcënoi pushuesin pse po bënte plazh para çadrave të tij

28 July, 2022 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Jugu i Shqipërisë është thuajse bosh edhe gjatë këtyre javëse që konsiderohen si kulmi i sezonit të turizmit në vend. Shkaku i një realiteti të tillë kërkohet nga disa faktorë, të cilët lidhen me rritjen e madhe të çmimeve, largimin e të rinjve nga vendi, të cilët ishin vizitorët më të shumtë në jug, alternativat e tjera si Greqia apo Turqia, por edhe babëzia e pronarëve të restoranteve dhe bareve me çmimet e tyre të çmendura.

Kjo verë do të bëhet mësim për babëzinë e jugut, por duket se nuk rrinë pas edhe disa individë që kërcënojnë qytetarët në punë të vetë edhe në Golem. Gjatë ditëve të fundit në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku një i ri 30-vjeçar, i quajtur Fatjon Shehu sipas verifikimeve të bëra nga abcnews.al kërcënon me jetë një pushues i cili ka vendosur një karrige dhe po merr rreze disa metra para vendit ku ai kishte çadrat.

“Çohu ik nga këtu se të q* rracën, të marr me shpulla”, i thotë ai qytetarit, dhe në një moment përpiqet t’i marrë dhe celularin qytetarit që po përpiqej të filmonte situatën e pakëndshme, me të cilën po përballej.

Policia e ka marrë në pyetje Fatjon Shehun nga Kavaja, për të dhënë sqarimet në lidhje me ngjarjen në fjalë, e cila ka ndodhur disa ditë më parë. Siç ka konstatuar policia, përveç kërcënimit verbal dhe të sharave, i “forti” i Golemit nuk ka ushtruar dhunë fizike ndaj pushuesit që ishte në qejfin e tij. Materialet i janë referuar prokurorisë dhe “i forti” i Golemit është proceduar për prishje të rendit dhe qetësisë publike duke u ndjekur në gjendje të lirë.

Raste të tilla duhen ndjekur me përgjegjësi nga organet e rendit pasi personazhe si Mihal Kokëdhima, të rinjtë që ngritën pushuesit suedezë nga plazhi i Palasës, ky Fatjoni i Golemit dhe fatjonër të ngjashëm janë faqja e zezë e turizmit shqiptar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK HUMBASIN KOHË/ Begaj dekreton ndryshimet në qeveri pas votimit në Kuvend, Balluku e Dhuka betohen para presidentit
Previous article "KATUNAR DHE BALA"/ Butrint Imeri kërkon falje pas deklaratës në koncertin e tij: Isha shumë i frustruar nga…

F.autor

Postime të ngjashme

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes Aktualitet

ARSIMI PARAUNIVERSITAR/ Zbardhet udhëzimi i përbashkët për sesionin e dytë të Maturës Shtetërore 2026, datat e provimeve dhe kriteret e pjesëmarrjes

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri Aktualitet

ZJARRI U AFROHET SHTËPIVE/ Nis evakuimi i banorëve në lagjen Abaze në Krujë, rifillon ndërhyrja nga ajri

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe... Aktualitet

EMRI! Plagoset rëndë pushuesi në Vlorë, u hodh nga shkëmbi në det dhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT