Ylli Brahimi ndodhet në gjendje të rëndë të spitalin e Traumës, ndërsa oficerët e policisë e kanë patur të pamundur t’i marrin dëshminë lidhur me atentatin që e la të plagosur, ndërsa i mori jetën shokut të tij, Klisman Preçi.
Brahimi u plagos në këmbë dhe brinjë, pasi persona ende të paidentifikuar hapën zjarr me kallashnikov duke qëlluar në drejtim të makinës së tij mbi 100 herë.
Shënjestër e atentatit dyshohet të jetë 46-vjeçari Brahimi, i cili është mik me Ervis Martinajn.
Makina pjesërisht e blinduar në të cilën ai ndodhej së bashku me Preçin natën e atentatit rezulton të jetë e marrë me qira.
Autorët i kishin pritur për rreth 10 minuta te sheshi përballë pallatit ku ata banonin. Ata u larguan më pas me një makinë tip “Audi” që u gjet e shkrumbuar nga flakët në Gramëz të Krujës.
Brenda makinës u gjetën edhe dy armët tip kallashnikov.


