Kryebashkiaku i Skarparit, Adriatik Mema ka dalë hapur si patronazhist gjatë një takimi të kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e qeverisë vendore.
Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku Mema deklaroi se në çdo fshat janë evidentuar njerëz me reputacion e influencë. Gjithashtu theksoi se në zgjedhjet e ardhshme synojnë të fitojnë 4500 vota, 1000 më shumë se në zgjedhjet e kaluara. Por kryeministri Rama, i cili kishte përcaktuar një minutazh prej 6 minutash secilit prej kryebashkiakëve për të folur, i mbylli fjalën duke mos e lënë të vazhdonte më tej.
“Dua të kaloj te konteksti politik. Në zgjedhje e kaluara PS ka fituar afërsisht 3.500 vota. Më shumë duhej të ishin duke marrë në konsideratë një numër relativisht të madh votash të pavlefshme që në shumicën dërrmuese të tyre synonin PS.
Synimi jonë në këto zgjedhje është që të fitojmë mbi 4.500 vota dhe për këtë kemi nisur punën që tani. Janë evidentuar në çdo fshat njerëz që kanë influencë, reputacion por edhe procesi i fundit i zgjedhjeve në parti, zgjedhja e drejtuesve të rinj, zgjedhja e drejtuesve në çdo organizatë do ndikojë në këtë gjë Njerëzit kanë nevojë të komunikosh me ta…”, tha ai.
“Faleminderit shumë”, i ndërpreu fjalën Rama, duke i komunikuar që koha e tij prej 6 minutazh kishte mbaruar.


