• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
APEL NGA KOSOVA/ Meta: Të mos biem pre e atyre që duan të minojnë rrugën perëndimore për interes të palëve të treta
Home
Politikë

APEL NGA KOSOVA/ Meta: Të mos biem pre e atyre që duan të minojnë rrugën perëndimore për interes të palëve të treta

22 July, 2022 s.autor Politikë

Presidenti i vendit Ilir Meta përcolli nga Prishtina mesazhe të rendësishme në lidhje me situatën në rajon dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologen Vjosa Osmani, Meta deklaroi se kombi shqiptar ka përfituar shumë nga rënia e murit të Berlinit dhe se në rajonin e Ballkanit duhet të ketë sa më shumë NATO dhe frymë perëndimore.

Kreu i shtetit shtoi se Kosova dhe Shqipëria nuk duhet të bien pre e atyre që tentojnë të minojnë rrugën evropiane dhe perëndimore për interes të palëve të treta.

“Nuk ka një komb tjetër në rajon që ka përfituar më shumë nga rënia e murit të Berlinit dhe perdes së hekurt se kombi ynë. Para 90-ës si kanë qenë shqiptarët në Shqipëri në një vend ku mohohej besimi te zoti, përveç të drejtave më themelore të njeriut, dhe si kanë qenë shqiptarët në ish-Jugosllavi, më të diskriminuarit dhe më të shtypurit. Është interesi ynë që të forcojmë stabilitetin në rajon. Të kemi sa më shumë NATO në rajon dhe Kosovën ta kemi pjesë të aleancës. Të mos biem pre e të gjithë atyre që duan të minojnë këtë rrugë për interesa të palëve të treta.

Evropa është lodhur nga vende të cilat kanë hyrë dhe nuk përmbushin standardet, por nuk është lodhur nga vendet që plotësojnë standardet, respektojnë shtetin ligjor dhe luftojnë korrupsionin.

Dua t’ju përgëzoj për arritjet. Jeni faktor i paqes në rajon, keni marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Mezi presim që të kemi një marrëveshje dhe një njohje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Dua t’ju nxis për të ecur në këtë rrugë, për të evituar këto provokime”, tha Meta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "MORËN 4 MILION LEKË"/ i tentoi gjyqtarja dhe avokati në Elbasan të ndryshonin masën e dënimit për të riun e akuzuar për plagosje
Previous article "EVIDENTUAM NË ÇDO FSHAT..."/ Doli hapur si patronazhist, Rama i mbyll fjalën kryebashkiakut: Zgjedhjet e ardhshme synojmë 4.500 vota

s.autor

Postime të ngjashme

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin Breaking News

RAMA MBLEDH QEVERINË NË POGRADEC/ Ministrat raportojnë më 24 dhe 25 gusht, pritet edhe mbledhja e Asamblesë që mund të ndryshojë kabinetin

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore Politikë

"SHQIPËRIA ME MIQ DHE FAMILJE"/ Richard Grenell zgjedh Vlorën për të kaluar pushimet verore

ÇFARË ËSHTË "BESA"?! Rama me mesazh në rrjetet sociale: Besim, empati... Politikë

ÇFARË ËSHTË "BESA"?! Rama me mesazh në rrjetet sociale: Besim, empati...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT