• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
NJË RRESHT KANABIS, NJË RRESHT MISËR/ Zbulohen ‘fermerët’ që kamuflonin kultivimin e kanabisit në Fier! Efektivët i gjejnë…
Home
Breaking News

NJË RRESHT KANABIS, NJË RRESHT MISËR/ Zbulohen ‘fermerët’ që kamuflonin kultivimin e kanabisit në Fier! Efektivët i gjejnë…

21 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar lëndë narkotike në parcelën me misër të zbuluar një ditë më parë në Fier.

Policia ka shpallur në kërkim H. D., 58 vjeç, banues në Tiranë, E. Q., 82 vjeç, banues në Baltëz, Fier, G. Q., 47 vjeç, banues në Baltëz, Fier dhe A. M., 60 vjeç, banues në Baltëz, Fier.

Gjatë operacionit të policisë dyshohet se ata tentuan të largohen me dy automjete ku u gjetën 83 kg lëndë narkotike, kanabis por i braktisën ato në rrugë.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 gjeneratorë, 1 radio si e Policisë dhe pajisje të ndryshme pune që shërbenin për mbjelljen dhe rritjen e bimëve narkotike.

Njoftimi i policisë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Finalizohet faza e dytë e operacionit policor të koduar “Zhavar”.

Si rezultat i veprimeve hetimore proaktive në kuadër të procedimit penal të nisur nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 autorët e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mujalli, Fier.

Po në vijim të veprimeve të thelluara, rezultoi se 2 shtetasit e arrestuar dhe shtetasi i shpallur në kërkim, ditën e djeshme, në kuadër të operacionit të koduar “Zhavar”, të zhvilluar nga Policia e Fierit, gjatë të cilit u sekuestruan 83 kg lëndë narkotike kanabis dhe 2 automjete, dyshohet se janë bashkautorë edhe në kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Mujalli.

Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme, kontrollit të territorit, si dhe procedimeve penale të referuara nga Policia, bazuar në informacionet e grumbulluara më parë për tentativa për kultivim të bimëve narkotike dhe trafikim të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier dhe Prokurorinë Fier, kanë finalizuar fazën e dytë të operacionit polcor të koduar “Zhavar“.

Bazuar në informacionet e grumbulluara gjatë hetimit në kuadër të procedimit penal të nisur në muajin qershor 2022, si rezultat i hetimit të thelluar, u bë shpallja në kërkim e shtetasve:

D., 58 vjeç, banues në Tiranë;
Q., 82 vjeç, banues në Baltëz, Fier;
Q., 47 vjeç, banues në Baltëz, Fier;
M., 60 vjeç, banues në Baltëz, Fier.
Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, në parcelën me misër, në fshatin Mujalli, Fier.

Gjithashtu, nga veprimet e kryera gjatë operacionit rezulton se personat e arrestuar ditën e djeshme dhe personi i shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit F. G., A. Xh. dhe S. L. janë bashkëpunëtorë edhe në kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Mujalli.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 gjeneratorë, 1 radio si e Policisë dhe pajisje të ndryshme pune që shërbenin për mbjelljen dhe rritjen e bimëve narkotike.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZAT NË PARLAMENT/ Damian Gjiknuri i përgjigjet Agron Shehajt: Bashkë takohemi në gjykatë, çfarë pune ke ti me kushërinjtë e mi
Previous article PREJ DY VITESH NË NJË LIDHJE ME BUTRINT IMERIN/ Aktorja shkakton polemika me videon e fundit

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT