Qeveria ka miratuar hartën e re gjyqësore, në një kohë kur avokatët janë në protestë dhe kanë bojkotuar seancat gjyqësore.
Ministri i Drejtësisë tha se harta është bashkëpropozim me KLGJ-në.
Ulsi Manja: “Është miratuar harta e re gjyqësorë, 3000 gjykata të shkallës së parë, 1 të apelit dhe 2 administrative. E rëndësishme për zbatimin e reformës në drejtësi. Është produkt i një grupi ekspertës vendas e ndërkombëtar.
Implementimi i hartës me faza. Harta e re gjyqësore ka disa risi, do bëjë shpërndarje të drejtë të çështjeve tek gjyqtarëve, do ulë kostot, ajo që kemi sfidë është që këtë fazë tranzitore, do e shfrytëzojmë si periudhë edukimi të qytetarëve për gjykatat e reja.


