Një 20-vjeçar u eliminua nga xhandërmëria franceze pasi vrau pesë anëtarë të familjes së tij. Grupi i ndërhyrjes së Xhandarmërisë Kombëtare neutralizoi djalin, i cili ishte bllokuar në shtëpinë e tij që nga mbrëmja e së martës i armatosur me një pushkë. Ngjarja ndodhi në Douvres.
“Negociatorët u përpoqën të vinin në kontakt me të gjithë natën kot”, shpjeguan autoritetet
Sipas Christian Limousin, kryebashkiak i bashkisë së vogël që ndodhet 100 kilometra në perëndim të Gjenevës, familja kishte banuar aty që nga korriku i vitit 2020. Një i njohur i familjes tha se autori punonte në një dyqan të ushqimit të shpejtë.





