• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI ME 3 VIKTIMA NË FUSHË-KRUJË/ Drejtori i Policisë, Gledis Nano zbret në terren, kërkon kontroll të të gjithë personave me precedentë penal
Home
Breaking News

ATENTATI ME 3 VIKTIMA NË FUSHË-KRUJË/ Drejtori i Policisë, Gledis Nano zbret në terren, kërkon kontroll të të gjithë personave me precedentë penal

17 July, 2022 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Masakra me 3 viktima në Fushë-Krujë ka nxjerrë në aksion repartet më të avancuara të Policisë së Shtetit, me FNSH dhe RENEA që janë angazhuar në gjetjen e 4 autorëve.

Burime bëjnë me dije se në terren ka zbritur edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Ai ndodhet në këto momente në Fushë Krujë, për të kryer një analizë me krerët e policisë së DVP Durrës e Komisariatit të Policisë Krujë, por edhe të Departamentit të Policisë Kriminale.

Mësohet se Nano ka kërkuar një analize të detajuar të fakteve, provave e rrethanave të ngjarjes, mbledhje të kamerave në një territor të gjerë.

Ai gjithashtu ka kërkuar vijimin e krehjes së zonës me dronë dhe forca speciale, përdorimin e kamerave termike që mundësojnë identifikimin e personave që mund të qarkullojnë gjatë natës pasi mund të jenë fshehur në zonën përreth, grumbullim informacioni në rrugë operative dhe shqyrtim të të gjitha pistave dhe autorëve të mundshëm.

Nano ka kërkuar që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë dhe të rritet forca parandaluese, duke shtuar kontrollet e befasishme me shërbime të policisë kriminale për të gjithë kontigjentët kriminalë.

Ai ka vendosur theksin tek shoqërimi i të gjithë atyre personave që mund të jenë të dyshuar dhe të punohet me profesionalizëm në bashkëpunim me Prokurorinë.

Në vijim është kërkuar nga strukturat e Policisë së Shtetit që të bashkëpunohet me agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit, të grumbullohet çdo informacion i mundshëm sado i vlefshëm qoftë, të analizohet, jo vetëm për këtë ngjarje por qëllimi është për të parandaluar në të ardhmen ngjarje kriminale.

Sa i përket viktimave të masakrës së sotme, policia sqaron se ishin me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe pjesëtarë të grupit kriminal të Ervis Martinaj.

Brilant Martinaj, 23 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, ishte me precedent kriminal. I dyshuar për veprën penale “Vrasja me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “armëmbajtja pa leje”.
Diklen Vata, 30 vjeç, njihej si person me precedent penal, ishte lidhje e afërt shoqërore e Brilant Martinaj dhe pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinaj.
Arbër Hoxha, 34 vjeç, nga Fushë Kuqe. Ishte lidhje e afërt shoqërore e Brilant Martinaj dhe pjesëtar i grupit kriminal të Ervis Martinaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SULMI NDAJ INSTITUCIONEVE QEVERITARE/ Eksperti i IT: I fuqishëm dhe i mirëorganizuar, fikja e sistemit veprimi i duhur
Previous article AKSION PËR SHUARJEN E ZJARREVE/ Mbrojtja: Vështirësohet puna për shkak të erës dhe terrenit

s.autor

Postime të ngjashme

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve Aktualitet

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë Aktualitet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT