• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AKSION PËR SHUARJEN E ZJARREVE/ Mbrojtja: Vështirësohet puna për shkak të erës dhe terrenit
Home
Aktualitet
Kronikë

AKSION PËR SHUARJEN E ZJARREVE/ Mbrojtja: Vështirësohet puna për shkak të erës dhe terrenit

17 July, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjatë ditës së sotme, efektivë të Forcave të Armatosura, efektivë të forcave zjarrfikëse, forca policore, vullnetarë si dhe forca të shërbimit pyjor, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile janë angazhuar në disa operacione për shuarjen e zjarreve në zona të ndryshme të territorit të vendit.

Pas një pune të pandërprerë është arritur të fiken 8 vatra zjarri, 3 në qarkun e Gjirokastrës, 1 në Shkodër, 1 në Tiranë, 2 në Durrës dhe një vatër në Fier.

Ndërsa mbeten ende aktive 4 vatra zjarri.

Në fshatin Legjin, në njësinë administrative Orosh në Mirditë vijon puna për shuarjen e flakëve në një sipërfaqe pyjore me pisha.

Po ashtu po punohet për të vënë nën kontroll flakët në një sipërfaqe me bimësi dhe shkurre, në fshatin Draç, Kepi i Rodonit në njësinë Ishëm, në Durrës.

Në operacion janë të angazhuar të gjitha mjetet zjarrfikëse duke përfshirë dhe zjarrfikësen e portit Durrës dhe të Shijakut. Puna e efektivëve është vështirësuar për shkak të terrenit dhe erës së fortë.

Një tjetër operacion po vijon në fshatin Pilur në Himarë, ku flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre si dhe në fshatin Qesarat të njësisë administrative Livadhja, në bashkinë Finiq, ku zjarri ka përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë.

Agjencia e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes i bëjnë thirrje pushtetit vendor për më shumë angazhim gjatë këtij sezoni veror, për shkak edhe të temperaturave të nxehta që priten në ditët në vijim, të angazhojnë veç forcave zjarrfikëse të gjitha strukturat e mbrojtjes civile në nivel vendor.

Po ashtu u bëhet thirrje për një angazhim në kohë edhe vullnetarëve dhe banorëve të zonave, të cilët duhet të raportojnë pa vonesë vatrat e zjarrit

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI ME 3 VIKTIMA NË FUSHË-KRUJË/ Drejtori i Policisë, Gledis Nano zbret në terren, kërkon kontroll të të gjithë personave me precedentë penal
Previous article THEMBRA TË PLASARITURA? Receta që do t’ju ​​lehtësojë njëherë e përgjithmonë

s.autor

Postime të ngjashme

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve Aktualitet

30 VATRA ZJARRI NË 24 ORË/ 8 vijojnë të mbeten ende aktive! Vijojnë operacionet për shuarjen e flakëve

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet Aktualitet

EKZEKUTIMI I EDMOND SULËS/ Policia ushtron kontrolle në 4 banesat e një fisi në Bërxullë, disa të shoqëruar! Ja për çfarë dyshohet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë Aktualitet

TRAGJEDI NË GREQI/ Përplaset keq automjeti, ndërrojnë jetë nëna dhe djali shqiptarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT