• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROTESTA E PD/ Grupet e protestuesve mblidhen në 4 pika, në podium flet edhe Kryemadhi, ja kur del Berisha nga selia blu dhe kush e shoqëron
Home
Politikë

PROTESTA E PD/ Grupet e protestuesve mblidhen në 4 pika, në podium flet edhe Kryemadhi, ja kur del Berisha nga selia blu dhe kush e shoqëron

7 July, 2022 s.autor Politikë

Zbradhen detaje të reja për mënyrën sesi është organizuar protesta që opozita dhe shoqëria civile do të zhvillojnë ditën e sotme në orën 19:00 përballë Kryeministrisë.

Kur ka mbetur rreth 2 orë e 30 minuta nga orari zyrtar i nisjes së protestës, mësohet se të gjitha degët e PD-së në rrethe janë angazhuar për të sjellë sa më shumë qytetarë në këtë tubim.

Qytetarët që do të protestojnë mësohet se do të mblidhen fillimisht në katër pika. Njëra është ajo në sheshin “Skënderbej”, ku do të grumbullohen grupet e protestuesve që vijnë nga Veriu i vendit, pra qytete si Shkodra, Kukësi, Dibra apo Lezha, Atyre do t’u bashkohen edhe protestues nga qytete si Lushnja, Fieri, Vlora, Saranda.

Ndërkohë, në sheshin “Nënë Tereza” do të bëhet grumbullimi i qytetarëve që vijnë nga qarku i Elbasanit dhe Korçës.

Sa i përket protestuesve nga Tirana, sipas gazetarit që mbulon selinë blu, ata do të grumbullohen të gjithë së bashku, ku përfshihen protestuesit e zonës së Astirit që kanë kundërshtuar ndërtimin e “Unazës së Re”, por edhe banorët nga çdo zonë e kryeqytetit, të cilët rrezikohen nga shembja e banesave. Mësohet se ata do të vijnë përgjatë lumit të Lanës së bashku me disa grupe te shoqërisë civile.

Sa i përket kreut të PD, Sali Berisha, ai do të dalë nga selia blu në orën 19:00 nën shoqërimin e anëtarëve të FRPD-së, por edhe anëtareve të Forumit të Gruas.

Ndërkohë, PD ka lajmëruar Policinë e Shtetit se protesta do zgjasë 2 orë dhe në listën e folësve përpara Kryeministrisë pritet të jetë edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ka bërë me dije se do të marrë pjesë në protestë.

Fjala e ish-kryeministrit Berisha do të jetë në fund të tubimit dhe bëhet me dije se lista e folësve, që për momentin numëron rreth 20 emra, mbetet ende e hapur deri në orën 19:00.

I pyetur nëse ka një plan nga PD për për mbajtjen e protestave në vazhdimësi, gazetari i News24 zbuloi se kanë mësuar nga selia blu, se kreu i saj Sali Berisha ka thënë se do të shohë çfarë do ndodhë në protestën e sotme dhe mbetet për t’u vendosur për vazhdimësinë.

“Protesta të tilla në muajin korrik nuk jemi mësuar të kemi. Kam mësuar se PD ishte përgatitur të ishte shtatori muaji kur do niste protesta, por në një takim me Berishën me degët e Tiranës është kërkuar realizmi i një proteste si formë reagimi e qytetarëve ndaj politikave të qeverisë Rama. Berisha dhe deputetë të tjerë të PD thonë se temperatura e lindur nga korrupsioni dhe të këqijat e tjera të qeverisë Rama është më e lartë se temperaturat e natyrës”, zbuloi Osman Stafa.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "AI QË E KA DORËN E GJATË MERR MË SHUMË"/ Deputeti i PS: Prokurimet në Shqipëri i bëjnë shtatzënë me pisllëkun
Previous article IKU JOHNSON/ Rusia ironizon krizën politike në Britani: Po ikin miqtë më të mirë të Kievit, presim lajme nga Gjermania e Polonia…

s.autor

Postime të ngjashme

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop” Politikë

PAGAT E MAGJISTRATËVE/ Rama: Marrin më shumë se kolegu në Greqi, por duan ta rrisin ende me vendimin “vetë Zot vetë Shkop”

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët Breaking News

"ASKUSH NUK DO T'I HEQË LOGON SELENICËS"/ Rama reagon pas bashkëbisedimit me qytetarët

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij Politikë

"NJËSITË ADMINISTRATIVE NUK FUNKSIONOJNË SIÇ DUHET"/ Rama në Gjirokastër për Reformën Territoriale: Çdo qytet do ketë drejtuesin e tij

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT