Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhet Ljubjanë ku pritet të takohet me homologun slloven Borut Pahor.
Sot, Kreu i Shtetit e nisi sot ditën me një shëtitje në këmbë në atë që ai e quan kryeqyteti i gjelbër i Europës.
“Përshëndetje nga Ljubljana, kryeqyteti i gjelbër i Europës”, shkruan Meta në Facebook.
Mbrëmjen e djeshme, kreu i shtetit ndau një video në rrjetet sociale teksa udhëton me tren drejt Sllovenisë.
“Mbresëlënës udhëtimi në mbrëmje me tren drejt Ljubljanës, ku neser do të takohem me Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor!”, shkruan presidenti Meta.