Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Patos, ku djali ka plagosur me thikë nënën e tij. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 09:00 të mëngjesit në banesë e tyre.
E plagosura është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Fier Informacion paraprak
Sot, rreth orës 09:00, në Dukas, Patos, në banesën e tij, shtetasi K. Ç., 30 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij, shtetasen D. Ç., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e 30-vjeçarit.