Dy viktima dhe tre të plagosur është bilanci i mbrëjes së të shtunës në Athinë pas dy përplasjesh me armë. Dhe, si duket i përfshirë është një shqiptar. Mediat në vend raportojnë se përplasja e dy makinave në, në një prej të cilave ndodhej një shqiptar përfundoi në të shtëna në Agios Anargyros.
Mediat raportojnë se ora tregonte 21:30 kur nisën të shtënat në Kato Patisia. Pas aksidentit, pasagjeri i mjetit tip “Mercedes” ka kapur armën dhe ka qëlluar dy personat e tjerë të automjetit me të cilin ka ndodhur përplasja, duke plagosur drejtuesin dhe pasagjerin.
Të dy u dërguan në spitalin “Pammakaristos”, ku drejtuesi i mjetit ndërroi jetë.
Kur pa efektivët, sipas raportimeve, shqiptari nisi të qëllonte drejt tyre duke plagosur dy efektivët e policisë, njëri në këmbë dhe tjetri në gjoks.
Policia i është kundërpërgjigjur zjarrit dhe shqiptari ka gjetur vdekjen, Mediat greke e kanë cilësuar Athinën e kësaj të shtune si “Çikagon e viteve ’30”, për shkak të incidenteve të shumëfishta në rrugët e kryeqytetit që patën si protagonist shtetasin shqiptar


