• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRGJIMET/ Zbardhet dosja për super-grabitjen në Sarandë, zbulohen SMS-të para dhe pas ngjarjes: Do nisem…
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRGJIMET/ Zbardhet dosja për super-grabitjen në Sarandë, zbulohen SMS-të para dhe pas ngjarjes: Do nisem…

2 July, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Sarandës, në seancën e drejtuar nga Fatmir Ndreu, nuk ka pranuar para pak ditësh kërkesën e 41-vjeçarit Edmond Duzha për të lënë qelitë e paraburgimit, ku ndodhet prej 29 dhjetorit si i dyshuar për vjedhjen në bashkëpunim të rreth 173 milionë lekëve në një supermarket, në Sarandë në 11 dhjetor 2021.

Duzha, banues në Laç, një ish i dënuar në Itali për “vjedhje” dhe “dhunë/sulm ndaj forcave të policisë” akuzohet se bashkëpunoi në vjedhje me Bekdash Cukallen, një 38-vjeçar, banues në Sarandë, pronar i firmës së mirëmbajtjes së kamerave të sigurisë së supermarketit. Sipas dosjes së prokurorisë, hetimet e së cilës po kryhen nga Prokurori Ilir Hoxha, në vjedhje morën pjesë 3 persona, të cilët janë filmuar nga disa kamera sigurie në subjekt, por edhe në qytet.

Kohët e fundit në dosjen e Prokurorisë janë shtuar edhe disa prova të reja. Konkretisht nga këqyrja e telefonit të markës “Iphone – 11 ProMax”, evidentohet se në aplikacionin “Whatsapp”, Edmond Duzha komunikon me abonenten “I”, me numër “06926***”, me të cilën, më datë 10.12.2021, ora 11.24 PM, pra disa ore para vjedhjes, zhvillon komunikimin me sms:
– Edmondi: “tu ra shi knej”; “ftoht”; “mir krejt”
– I “a keq koha”;
– Edmondi: “po”;

– I “ishalla pushon shiu”;
– Edmondi: “ma mir të jet shi”;
– I “po mir ishalla bjen”;
– Edmondi: “hahaha”;
– I “hahaha”;
dhe më datë 11.12.2021, ora 05.25 AM, disa ore pas vjedhjes, zhvillon komunikimin me sms:
– Edmondi: “mir jam”; “po pres sa të hapen lëvizjet e po nisem”; komunikime këto që krijojnë dyshime se veprimtaria në vijim e shtetasit Edmond Duzha do ishte e tillë që duhet të favorizohej nga moti i keq me shi, për të cilën ky i fundit shprehet “ma mir të jet shi”. Një tjetër provë e shtuar është ajo e filmimeve të kamerave të sigurisë së Komisariatit të Sarandës.

Konkretisht në kuadër të veprimeve hetimore për këtë procedim penal, nëpërmjet aktit procedural “vendim për lejimin dhe autorizimin e përgjimit të fshehtë në vende private dhe publike”, të datës 29.12.2021, ora 16.00, Prokurori ka autorizuar kryerjen e veprimit hetimor të përgjimit ambiental ndërmjet shtetasve Edmond Duzha dhe Bekdash Cukalla brenda ambienteve te Komisariatit të Sarandës ku rezulton se: “në momentin e parë shtetasi Edmond Duzha shikon përreth ambientit, troket tavolinën me gisht për t’i tërhequr vëmendjen shtetasit Bekdash Cukalla, e shikon në sy dhe i bën me shenjë duke vënë gishtin në buzë.

Shtetasi Bekdash Cukalla kthen shikimin nga Edmondi, por nuk komunikojnë”. Gjithashtu, nëpërmjet aktit procedural “vendim për lejimin dhe autorizimin e përgjimit të fshehtë në vende private dhe publike”, të datës 30.12.2021, ora 10.00, rezulton se: “në momentin e parë shtetasi Edmond Duzha lëviz kokën në drejtimin poshtë lartë, shikon përreth ambientin, bën me shenjë duke vënë gishtin në buzë, duart i mban të bashkuara para fytyrës dhe me pëllëmbën e dorës së majtë godet dorën e djathtë duke parë në sy shtetasin Bekdash Cukalla, i cili nuk reagon”.

Këto prova i janë shtuar një sërë provave të tjera, kryesisht filmime të kamerave të sigurisë, me të cilat pritet që Prokuroria të mbrojë akuzën e saj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPJA E RRUGËS KARDHIQ-DELVINË/ Rama: Po tani, si është radha e finalizimit të projekteve?
Previous article "MË KTHE PAS..."/ Nora Istrefi bën deklaratën e papritur, kujt i drejtohet këngëtarja

F.autor

Postime të ngjashme

KRUJA NUK GJEN QETËSI/ Sërish zjarr në Zidoll pranë depove të eksplozivit të guroreve Aktualitet

KRUJA NUK GJEN QETËSI/ Sërish zjarr në Zidoll pranë depove të eksplozivit të guroreve

SITUATA E ZJARREVE/ 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ 14 vatra ende aktive, problematike situata në periferinë e Tiranës dhe në Lurë

PARASHIKIMI PËR SOT/ Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Vranësira, reshje dhe shtrëngata, ja si do të jetë moti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT