• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ÇFARË MË…”/ Gazetari zbulon për herë të parë bisedën me personin që kishte pamjet e plota të vrasjes së Xhuvanit
Home
Aktualitet
Kronikë

“ÇFARË MË…”/ Gazetari zbulon për herë të parë bisedën me personin që kishte pamjet e plota të vrasjes së Xhuvanit

28 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetari Artan Hoxha deklaroi sot se një kamer ka filmuar të gjitha ngjarjen katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Në studion e ABC Live, gazetari Artan Hoxha rrëfeu se i ka parë pamjet dhe i përshkruan ato si një provë të fortë të hetimit. Gazetari tha se prokuroria i ka siguruar disa muaj pas ngjarjesh.

“Arbër Paplekaj Ai ka hapur zjarr në disa drejtime. Nga fouristrada kanë zbritur pak njerëz. Në momentin që s’kishte humbur jetën mjeku ai tenton të ngrihet dhe në atë moment është goditur pas koke.

Pra është goditur në gjoks dhe në kokë. Është plagosur dhëndri i tij dhe policja. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy ose tre lloje gëzhojash. Janë përdorur dhe armë të tjera. në pjesën e trotuarit pemët sapo kanë dalë gjethet dhe aty janë pemë rrapi, ato kufizojnë pamjen. Por të japin qartë pozicionet.

Videon duhet ta ketë marrë disa muaj më vonë prokuroria nuk e ka pasur që në fillim”, tha ai.

Gazetari tregon se kamera ka qenë e instaluar në një banesë aty pranë dhe ia ka treguar pronari, i cili ishte emigrant. Hoxha thotë se ka qenë vetë ai që ka kërkuar ta kontaktojë, pasi e ka pyetur nëse do të kishte pasoja nëse videon ua vinte në dispozicion autoriteteve.

“Unë e kam parë nga një person. Ai e kishte vendosur kamerën për të mbrojtur shtëpinë e vet se ishte emigrant. Pamjet ishin fantastike. Unë kam kërkuar pamje dhe shikoja që kishin kamera po s’kishin server. Ky personi më ka njoftuar vetë dhe më ka thënë kam këtë filmim. Unë rrezikoj më tha, dua të di me këtë gjë a kam unë pasoja. Nuk e njihja. Besoj se prokuroria e ka siguruar. Ky personi më mbrapa ka kërkuar që ta vendosë në dispozicion të hetimit”, tha Hoxha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDHE LEDRI VULA E "BËN KASTILE"/ Çfarë ndodhi gjatë performancës së reperit (VIDEO)
Previous article PROTESTA E 7 KORRIKUT/ Berisha optimist për pjesëmarrje masive të opozitës, zbulon kush e drejton dhe jep direktivat

F.autor

Postime të ngjashme

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës Aktualitet

PIKËZIMI I PATENTËS/ Rregulla të rrepta për problematikët, 3,402 persona u rikthyen në ‘bankat’ e autoshkollës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT