• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARM I RI/ OBSH-ja konsideron shpalljen e lisë së majmunëve, një ’emergjencë globale’
Home
Jetë

ALARM I RI/ OBSH-ja konsideron shpalljen e lisë së majmunëve, një ’emergjencë globale’

23 June, 2022 s.autor Jetë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) do të vendosë të enjten, nëse do ta shpallë linë e majmunëve një emergjencë shëndetësore globale, duke nxitur kritika nga shkencëtarët afrikanë që shprehen se kjo sëmundje përbën prej vitesh një krizë shëndetësore në kontinentin e tyre.

Diskutimet dhe shqyrtimi i përgjigjes së OBSH-së ndaj shpërthimit të sëmundjes pasojnë shqetësimet se si agjencia e Kombeve të Bashkuara dhe qeveritë në mbarë botën trajtuan COVID-19 në fillim të vitit 2020. Një “emergjencë e shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar” është niveli më i lartë i alarmit të OBSH-së. Agjencia nuk deklaroi pandemi, por filloi të përdorë termin për të përshkruar COVID-19 në Mars të 2020-s.

Për shumë qeveri në mbarë botën, ky moment ishte çasti kur ata filluan të ndërmerrnin masa për të përmbajtur sëmundjen, çka rezultoi të ishte tepër vonë për të bërë ndryshim.

Lija e majmunëve nuk përhapet aq shpejt sa COVID dhe për këtë sëmundje ekzistojnë tashmë vaksina dhe medikamente për trajtimin e saj, por sërish ka rritur alarmin në mbarë botën.

Numri i të prekurve jashtë kontinentit afrikan ka arritur në 3000 raste në më shumë se 40 vende, sipas agjencisë reuters, dhe më së shumti midis meshkujve që kryejnë marrëdhënie me meshkuj. Ende nuk ka raportime për raste vdekjeje.

Sëmundja virale, e cila shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe acarim të lëkurës, është përkufizuar si endemi në disa pjesë të Afrikës. Kontinenti ka regjistruar rreth 1500 raste të dyshuara që nga fillimi i vitit 2022, nga të cilat 66 prej tyre kanë rezultuar me pasojë vdekjen, sipas të dhënave zyrtare.

“Kur nj sëmundje prek vendet e pazhvilluara nuk është një emergjencë. Aj shndërrohet në të tillë vetëm kur preken vendet e zhvilluara”, deklaroi profesor Emmanuel Nakoune, drejtor i insutitit “Pasteur” në Bangui, në Republikën Qendrore Afrikane, i cili po zhvillon testime mbi mjekimin e lisë së majmunëve.

Megjithatë, Nakoune tha se nëse OBSH-ja do të shpallë gjendje emergjence, ky do të ishte një hap i rëndësishëm.

Komiteti i emergjencave globale mblidhet të enjten për të diskutuar në Gjenevë mbi hapat që do ndërmerren për të kufizuar përhapjen e mëtejshme t kësaj sëmundjeje. Në panel bëjnë pjesë ekspertë nga rajonet më të prekura, të cilët janë konsultuar edhe me shkencëtarë, përfshi Nakoune.

Ata do t’i dërgojnë një rekomandim Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i cili merr vendimin përfundimtar nëse do të shpall gjendjen e emergjencës.

Vendimi, nëse merret shpall alarmin dhe mund të nxisë hapa të mëtejshëm nga OBSH-ja, sikurse dhe vëmendje të shtuar nga shtet anëtare.

OBSH-ja ka dhënë tashmë udhëzime të detajuara për sëmundjen dhe tha se po punon për një mekanizëm për shpërndarjen e trajtimeve dhe vaksinave.

Shumica e ekspertëve pajtohen se lija e majmunëve i plotëson teknikisht kriteret për përkufizimin nga OBSH-ja si “emergjencë botërore”. Është një ngjarje e papritur dhe e pazakontë që po përhapet ndërkombëtarisht dhe kërkon bashkëpunim mes vendeve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJE/ Kush është ish-polici shqiptar i arrestuar me 24 kg heroinë në Itali
Previous article U MARTUA ME KUKULLËN PREJ LECKE/ 37-vjeçarja thotë se ka lindur një fëmijë me të

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT