• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U MARTUA ME KUKULLËN PREJ LECKE/ 37-vjeçarja thotë se ka lindur një fëmijë me të
Home
Jetë

U MARTUA ME KUKULLËN PREJ LECKE/ 37-vjeçarja thotë se ka lindur një fëmijë me të

23 June, 2022 s.autor Jetë

Një grua e dashuruar dhe e martuar me një kukull lecke të bërë nga nëna e saj thotë se tani ka një fëmijë me të. Meirivone Rocha Moraes, 37 vjeç, i ankohej mamasë së saj se ishte e vetmuar, ndaj ajo mori gjilpërë e pe dhe krijoi Marcelo-n.

Sipas Moraes,  ajo u dashurua pas tij dhe mbeti shtatzënë, madje thotë se shtoi thuajse 2 kg gjatë saj. Para se të lindte fëmijën, ajo organizoi një dasmë me 250 të ftuar dhe më pas, bashkë me Marcelo, iu drejtuan Rio de Zhaneiros për muajin e mjaltit.

37-vjeçarja tha se ‘lindi’ një kukull të vogël në shtëpi, një proces që zgjati për 35 minuta, ku ishin të pranishëm një mjek dhe një infermiere. Ajo tha se nuk pati aspak dhimbje, ndërsa e gjitha u transmetua online, ku u pa nga 200 njerëz, shkruan “Metro”.

“Ishte një ditë e mrekullueshme për mua, shumë prekëse, shumë e rëndësishme. Ai është burri që unë kam dashur gjithmonë në jetë. Të  jesh e martuar me të është fantastike. Ai nuk zihet me mua, nuk debaton dhe thjesht më kupton. Marcelo  është një burrë i mrekullueshëm dhe besnik. Të gjithë gratë dhe burrat e kanë zili. Kur mamaja ime krijoi Marcelo dhe ma prezantoi, rashë në dashuri me të. Ishte dashuri me shikim të parë”.

FOTO / U martua me kukullën prej lecke, 37-vjeçarja thotë se ka lindur një fëmijë me tëPor, si të gjithë ‘burrat’, edhe Marcelo i paska disa të meta, megjithatë nuk e bezdisin aspak ‘bashkëshorten’ e tij të lumtur. “Ai ka shumë virtyte, por është dembel. Nuk punon aspak. Por unë luftoj dhe vazhdoj ta bëj për ne”.

Moraes thotë se shtatzënia ka qenë normale si të gjitha të tjerat dhe babai i ‘fëmijës’ është Marcelo. “E vërtetë, Marcelo më la shtatzënë. Nuk u kujdes dhe nuk përdori prezervativ. Bëra testin dhe rezultova pozitive – nuk mund ta besoja. Nuk i ndieja kontraktimet e dhimbjeve. Të shihja placentën, kordonin umbelikal dhe gjakun e bëri të gjithën të vërtetë”.

FOTO / U martua me kukullën prej lecke, 37-vjeçarja thotë se ka lindur një fëmijë me të

37-vjeçarja beson se Marcelo është i vërtetë, madje shprehet se mërzitet e zemërohet kur njerëzit i thonë të kundërtën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARM I RI/ OBSH-ja konsideron shpalljen e lisë së majmunëve, një ’emergjencë globale’
Previous article "KU I GJETE MILIONAT?" Xhaçka replikon me Shehajn: Turp! Pagove për mandatin e deputetit, bleve tekstin politik sot...

s.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT