• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ Kush është ish-polici shqiptar i arrestuar me 24 kg heroinë në Itali
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJE/ Kush është ish-polici shqiptar i arrestuar me 24 kg heroinë në Itali

23 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një ditë më parë policia italiane ka bllokuar në tragetin e linjës Durrës-Ankona një automjet brenda të cilit, pas kontrollit, u gjetën 24 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Me mjetin e drogës udhëtonte një 50-vjeçar që, sipas të dhënave të Policisë italiane, ishte një person i njohur për autoritetet shqiptare.

Ai është vënë menjëherë në pranga dhe është dërguar në paraburgim, por sipas të dhënave, ai ka mohuar që lënda narkotike të jetë e tij.

Policia e Shtetit nuk dha asnjë informacion në lidhje me këtë person, por Policia e Durrësit, në mënyrë konfidenciale, theksoi që dyshohej se bëhej fjalë për F. H., një emër i njohur vite më parë në Policinë e Shtetit, i cili ka qenë listuar në raportet e shërbimeve sekrete si i përfshirë në trafikun e drogës që në vitin 2016.

Referuar të dhënave të mediave italiane, saktësohet se ishin 24 kg heroinë që u bllokuar në Portin e Ankonës në Italia. Policia ka vënë në pranga një ish-polic 50-vjeçar shqiptar, që e kishte fshehur drogën në brendësi të makinës së tij tip “Mercedes”. Ai u prangos ndërkohë që lënda ishte vendosur në dyshemenë e modifikuar të makinës.

Sipas mediave italiane, shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, zbriti nga një anije e nisur nga Durrësi, teksa mjeti i tij i është nënshtruar kontrollit nga “Guardia di Finanza”, ku është zbuluar dhe prania e drogës, e cila ishte e ndarë në 43 pako. F. H. ka qenë një prej policëve të dyshuar si i përfshirë në trafikun e drogës gjatë vitit 2016 dhe emri i tij doli në raportet që i janë nisur Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe Shërbimit të Ankesave në Ministrinë e Brendshme për përfshirjen e Policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit për periudhën 3 mars 2016 deri më 9 mars 2017 nga SHISH, por asnjëherë nuk u hap ndonjë proces ndaj tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "U THERËN PËR NJË VAJZË"/ Si u vra me thikë 24-vjeçari shqiptar në Gjermani, flet miku i tij: E mori plagën në zemër, thuhet se…
Previous article ALARM I RI/ OBSH-ja konsideron shpalljen e lisë së majmunëve, një ’emergjencë globale’

s.autor

Postime të ngjashme

PREKËSE/ Rrëfimi i protestueses: Jam rritur jetime, politikanët s’e dinë ç’do të thotë të flesh me barkun bosh Aktualitet

PREKËSE/ Rrëfimi i protestueses: Jam rritur jetime, politikanët s’e dinë ç’do të thotë të flesh me barkun bosh

"ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz Aktualitet

"ZVËRNECI"/ Nis protesta e 12-të në Tiranë kundër ndërtimit të resortit luksoz

PAMJET E RËNDA NGA SHKODRA/ Shoferi përplas me makinë katër persona pas një konflikti Aktualitet

PAMJET E RËNDA NGA SHKODRA/ Shoferi përplas me makinë katër persona pas një konflikti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT