• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJET/ Shqiptarit të akuzuar për vrasje të dyfishtë në Maltë i refuzohet liria me kusht, gjykatësi…
Home
Aktualitet
Kronikë

DETAJET/ Shqiptarit të akuzuar për vrasje të dyfishtë në Maltë i refuzohet liria me kusht, gjykatësi…

16 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një gjykatës tha të mërkurën se shqyrtoi disa faktorë përpara se të refuzonte kërkesën për lirim me kusht nga shqiptari Daniel Muka, një nga tre të akuzuarit për një vrasje të dyfishtë në Sliema, në Maltë, rreth dy vjet më parë.

27-vjeçari shqiptar u vendos nën akuzë në prill, për vrasjen e Christian Pandolfino dhe Ivor Maciejowski. Viktimat u vranë në shtëpinë e tyre në Locker Street më 18 Gusht 2020. Hetuesit besojnë se ngjarja ndodhi gjatë një tentative grabitjeje.

Muka u arrestua disa ditë më vonë. Dy bashkëpunëtorët e tij të dyshuar, maqedonasi Viktor Dragomanski dhe danezi Jesper Kristiansen, po përballen me akuzat në procese të ndara.

Sipas mediave vendase, kërkesa e Mukës për lirim me kusht u depozitua nga avokatët Alfred Abela dhe Rene ‘Darmanin, të cilët sollën gjithashtu dy dëshmitarë të cilët u shprehën të gatshëm t’i ofronin të akuzuarit strehim dhe punësim.

Gjykatësi Aaron Bugeja renditi faktorë të ndryshëm për refuzimin e lirimit me kusht, përfshirë natyrën e akuzave dhe rrethanat e veçanta të çështjes.

Ai shpjegoi se kur kërkohet të arrihet një ekuilibër mes interesave të shtetit, viktimave dhe të akuzuarve, gjykata duhet të marrë parasysh edhe dënimin e mundshëm që në këtë rast mund të jetë burgim i përjetshëm.

Prokuroria vuri në dukje rrezikun e arratisjes së Mukës nga Malta, si dhe karakterin dhe dosjen kriminale të të akuzuarit. Muka po ashtu dështoi që të paraqiste dikë që të ndërhynte si garant personal, vuri në dukje gjykata.

Në fund gjykata nuk ishte e bindur se i akuzuari mund të ofronte garanci të mjaftueshme për t’iu përmbajtur kushteve të lirimit me kusht.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO RINDËRTOJMË GJITHÇKA..."/ Kryeministri i Italisë pas vizitës në Irpin
Previous article SUNNY HILL NË TIRANË/ Kryeqyteti shqiptar pritet të fitojë 40-50 milionë Euro në ditë

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ I riu ngjitet në podium me qese me plehra në duar: Kam ardhur për t’ia sjellë Ramës nga Zvërneci, meqë qeveria nuk i mblodhi

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin Aktualitet

"O PLAK I LIGË..."/ Protestuesi mesazh të ashpër Ramës: Mos e detyro turmën të humbasë kontrollin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT