• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SUNNY HILL NË TIRANË/ Kryeqyteti shqiptar pritet të fitojë 40-50 milionë Euro në ditë
Home
Ekonomi

SUNNY HILL NË TIRANË/ Kryeqyteti shqiptar pritet të fitojë 40-50 milionë Euro në ditë

16 June, 2022 F.autor Ekonomi

Në datat 4-5-6-7 Gusht në Tiranë do të mbahet festivali “Sunny Hill” i organizuar nga familja e Dua Lipës, ku dhe marrin pjesë këngëtarë me famë botërore.

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, e ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, tha se përfitimet ekonomike për Tiranën nga ky aktivitet do të jenë shumë të mëdha.

Sipas saj, kryeqyteti pritet të përfitojë deri në 50 milionë Euro në ditë.

Blendi Fevziu: A keni ju kalkulim se sa përfiton financiarisht Tirana nga një festival i tillë?

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani: Tirana prodhon mesatarisht në ditë 20 milionë Euro, të ardhurat që krijon Tirana sot.  Me përllogaritje të faktit që do kesh me vizitorë të një niveli ose të një mase kaq të madhe, përllogaritet që në ditët e festivalit të dyfishohen, pra bëhet fjalë për të gjeneruar 40-50 milionë Euro në ditë fitim të Tiranës. Vetëm nga festivali. Gjithë kjo kërkon infrastrukturë dhe planifikim të mirëfilltë siç e bëmë edhe me skuadrat që erdhën.

Blendi Fevziu: E bllokon punën e bashkisë kjo gjë? Sepse është organizim me përmasa të mëdha.

Nënkryetarja e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani: Fati ynë i madh është që për hir të së vërtetës kjo ndodh në një kohë kur puna e bashkisë është një punë mirëmbajtje, pra ne në Gusht realisht punojmë shumë për infrastrukturën por nuk jemi të penguar aq shumë nga trafiku dhe nga aktiviteti tjetër ekonomik i qytetit për shkak se shumica e njerëzve janë në qetësi, nuk ka shkolla të hapura, nuk ka aktivitete.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Shqiptarit të akuzuar për vrasje të dyfishtë në Maltë i refuzohet liria me kusht, gjykatësi...
Previous article ANGLI/ Çmimet e karburanteve kanë arritur një tjetër nivel rekord

F.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT