• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DOSJA/ Nuredin Dumani: Çapjat më bënë skemë duke dyshuar se i qëllova me antitank, por në takim më ofruan…
Home
Aktualitet
Kronikë

DOSJA/ Nuredin Dumani: Çapjat më bënë skemë duke dyshuar se i qëllova me antitank, por në takim më ofruan…

15 June, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka treguar për një takim që ka pasur me anëtarë të fisit Çapja në prill të vitit 2020 në Elbasan. Ai ka shpjeguar se gjatë bisedës i është bërë ofertë për të kryer një atentat ndaj Sokol Sanxhaktarit kundrejt një pagese prej 200 mijë euro. I penduari është shprehur se nuk e kreu ngjarjen pasi shkëputi lidhjet dhe kaloi me grupin tjetër të drejtuar nga Erion Alibej.

Një nga atentatet e dështuara ku u sulmua me antitank Ardjan Çapjas në Elbasan, është bërë pjesë e rrëfimit në SPAK të arrestuarit Nuredin Dumani.

Personi që ka nxjerrë rreth 100 emra të botës së krimit në Shqipëri, flet për një ndërmjetësim që Eljo Bitri, ia ka realizuar me Çapjan.

Dumani sqaron se takimi me Çapjat është kryer në periudhë e Prillit 2020, kur ai po organizonte punët për të vrarë, Altin Ndocin.

Sipas tij, Çapjat dyshonin dhe kishin krijuar bindjen se Nuredin Dumani dhe njerëzit që mbante afër, kishin kryer goditjen me antitank, ndaj Ardjan Çapjas.

Dhe për të sqaruar të gjithë spekullimet, ai ka pranuar të takonte Çapjat dhe bindte ata se nuk kishte asnjë lidhje me sulmin me bazooka, pasi në kohën kur ka ndodhur krimi ai kishte qënë në burg.

“… me Eljo Bitrin, jam takuar në fshatin Sinaballaj në Rrogozhinë, pranë ambjenteve të një pike karburanti. Eli kishte kërkuar takimin, pasi ishin bërë disa kohë që nuk ishim takuar dhe gjatë bisedës që po kryenim, më tha se kishte dëgjuar se unë kisha marë pjesë tek njëri nga atentatet e Ardjan Çapjas të kryer me kundërtank. Unë e kam kundërshtuar duke i pohuar se kam qënë në burg, dhe për të sqaruar çdo spekullim pranova të takohem me Çapjat, me ndërmjetësimin e Eljo Bitrit…”-tregon Dumani, raporton Ora News.

Takimin me Çapjat, Dumani e ka kryer për ti bindur se ishte totalisht i pastër në këtë pjesë.

“…Unë kam pasur takim me Florenc Çapjan, Bledar Muçën, Eljo Bitrin dhe Vis Korçarin, i cili edhe ky ishte organizator i këtij takimi. Vis Korçari me sa di mbiemrin e ka Kollçaku dhe në atë kohë lëvizte me një Aydi A7 i ZI i 2012 dhe tani është në burg në Peqin.Takimin e kemi bërë, natën në një shtëpi të rrethuar në zonën e “Krastës…”-shprehet Dumani.

Sipas tij, ky takim ishte për ta rekrutuar Dumanin dhe jo për ti kërkuar llogari lidhur me sulmin me antitank ndaj Çapjave. Kjo pasi Çapjat e dinin që Nuredin Dumani, nuk kishte lidhje me sulmin ndaj rrethit miqësor të tyre. Në këtë takim i është dhënë oferta që Dumani të vriste Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e Qazim Sejdinit, për një shumë prej 200 mijë euro. Kjo pasi Sanxhaktari shihej si lidhje e Suel Çelës.

Vetë Dumani, tregon se në takimin e parë i është shprehur se duhet të mendonte këtë ofertë, ndërsa nga ana tjetër kontraktuesit i gargantuan pagesën, armët dhe informacionin e duhur se ku qëndronte Sanxhaktari.

Madje i arrestuari, ka rrëfyer se pas këtij takimi ka mbajtur kontaktet me Florenc Çapjan, nëpërmjet “Sky” dhe “Encochat”. Dumani shton se teksa është larguar nga Çapjat, marrëdhëniet dalë nga dalë i ka shkëputur, pasi është lidhur me Arjan Spahiun dhe Erjon Alibej.

Kapja e “Çapaçulit” dështoi vrasjen e Ndocit në të 3-at e zizë së vëllezërve Haxhiaj

Ndërkohë paralelisht ndiqte dhe një plan tjetër, siç ishte ai i vrasjes së Altin Ndocit. Ky i fundit është planifikuar nga Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të vritej në të tretat e zisë së vrasjes së vëllezërve Haxhiaj.

Vrasja e Altinit, do kryej në shenjë hakmarrjeje, pasi Altin Ndoci, i ka dalë para me pistoletë Nuredinit dhe Dashnor Dumanit, duke i kanosur por pa realizuar qitje në drejtim të tyre.

Për ekzekutimin e Altin Ndocit, Henrik Hoxhaj ka pranuar se kishte marë 10 mijë euro nga Nuredini, me qëllim për të lëvizur dhe mbajtur në vëzhgim Ndocin.

Ndërsa gjatë thurjes së planit,Henrik Hoxhaj i ka propozuar Dumanit, që fillimisht të vrisnin njërin nga vëllezërit Haxhiaj dhe më pas në ditën e varrimit të tij ose tek të tretat e zizë, të vrisnin Altin Ndocin, kur ky i fundit të këthehej në shtëpinë e tij në Tiranë, në lagjen “Misto Mame”, raporton Ora News.

Por pas vrasjes së vëllezërve Haxhiaj, u kap Klevis Alla, të cilit Henrik Hoxhaj i thëriste me nofkën “Çapaçul”. Dhe pas Allës, u arrestua dhe Altin Ndoci, ç’ka solli dështimin e planit për këtë të fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET NGA KIEVI/ Rama: Vendet e Ballkanit Perëndimor do të rindërtojnë banesat në Irpin
Previous article DEDIKIM DASHURIE/ Morena Taraku: Nëse e di se çfarë është dashuria, e di prej teje

F.autor

Postime të ngjashme

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana Aktualitet

NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT