• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KOSOVA T’I BASHKOHET OPEN BALKAN”/ Bozo: Berisha të largohet, askush nuk është i përjetshëm
Home
Politikë

“KOSOVA T’I BASHKOHET OPEN BALKAN”/ Bozo: Berisha të largohet, askush nuk është i përjetshëm

7 June, 2022 F.autor Politikë

Deputetja socialiste Luljeta Bozo në një intervistë për Report Tv ka komentuar zhvillimet më të fundit politike. Ndalur në Ballkanin e hapur, Bozo tha se Kosova duhet t’i bashkohet kësaj nisme pasi është në interes të rajonit, por edhe të vetë Kosovës, pasi ky mund të jetë një hap që Serbia të njohë krimet e luftës.

“Zhvillim pozitiv, besoj dhe shpresoj se edhe Kosova do i bashkëngjitet se është në interes të të gjithëve sepse respekton dhe zbaton katër liritë kryesore, lëvizje e mallrave, njerëzve transmetim kulturash te njëri-tjetri. Ka lehtësi në pikat doganore, ka vlerë se të gjitha kulturat e vendeve bashkëpunojnë,  Ata kanë problemin, ma merr mendja mua, ngul këmbë që Serbia të njohë krimet që janë bërë në Kosovë dhe ta njohë si shtet. Njohja do vijë më shpejt nëse do kemi këto. Kosova ekonomikisht merr e jep, tregtinë më të madhe e ka me Serbinë. Ti jep e merr edhe në këto drejtimet e tjera, sepse gjërat që kanë kaluar populli kosovar nuk harrohen por nuk duhet mbetur si çengel që rajoni mos të ecë përpara”, tha Bozo.

Teksa vlerësoi figurën e presidenti të zgjedhur Bajram Begaj, Bozo tha se procesi i zgjedhjes u zhvillua në mënyrë demokratike, por ishte opozita që dogji mundësinë të mos propozonte kandidatë.

“Procesi i zgjedhjes së presidentit u zhvillua në mënyrë demokratike, sepse iu tha mundësi gjithë grupeve parlamentare të shprehin kërkesat dhe dëshirat e tyre sesi duhet të jetë presidenti i ardhshëm. Parimet ishin pak a shumë njësoj. PS duke respektuar opozitën ia la të drejtën që në tre raundet e para të binte emrat dhe kur do të gjesh gjithmonë diçka për të ngecur e gjen. Nuk sollën emra dhe u detyruam që në raundin e katërt ta propozojë vetë”, tha Bozo.

Sa i përket Sali Berishës në krye të PD-së, Bozo tha se ka ardhur koha që t’i hapë rrugën të rinjve, pasi askush nuk është i përjetshëm.

“Sado eksperiencë të kesh duhet të hapësh rrugë për të futur të rinjtë. Të marrësh përsipër të drejtosh forcën më të madhe opozitare, duhet të kishte dhënë më shumë hapësirë të rinjve PD që mund ta çonin më përpara. S’mund të jesh i përjetshëm, ti mund të punosh por po nuk tërhoqe mbrapa brezin e ri nuk ecën puna”, vijoi ajo.

Bozo është ndalur edhe tek pensionet, ku tha se qeveria mund të bënte më shumë, ndonëse iu është gjendur pranë me bonusin për rritjen e çmimeve të produkteve të shportës, i cili sipas saj mund të vazhdojë t’iu jepet sërish.

“Ka bërë, aq sa ka mundësi, e para njëherë që ka shumë rëndësi ka bërë shumë përpjekje që njerëzit që kanë punuar jashtë, që vitet e punës t’iu njohën atje si vite pensioni, mos t’iu shkojnë dëm vitet e punës. Në 2015 u bë reforma e pensionit, ishte 24 mijë lekë të reja, s’ka rëndësi sa kishe derdhur ti, tani është kush derdh më shumë sigurime do ketë pension më të lartë kush punon më shumë do ketë pension më të lartë. Mund të bëjnë akoma më shumë të rishikojnë ligjet që sesi mund të bëhet që të rritet pak vlera  e pensioneve. Tani që janë rritur çmimet pensionistët kanë marrë bonsuin, ndoshta do vazhdojë akoma”, tha Bozo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO MË PERDHUNOJNË GRUAN"/ 32-vjeçari shqiptar "çmendet" dhe gjuan me armë mes pallatit, i gjejnë...
Previous article ÇUDIT shqiptari, shkon "me këmbët e veta" në polici, dyshimet se i rrezikohet jeta

F.autor

Postime të ngjashme

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës Politikë

82 VJET NGA GJENOCIDI MBI ÇAMËRINË/ Kuvendi seancë përkujtimore, thirrje për heqjen e ligjit të luftës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT